E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetedigjet me benzine 29-vjecari

Artan Cena
Kthimi nga emigracioni ne Angli, ka qene fatal per 29-vjecarin nga Tirana, i cili ne kushte te renda depresioni eshte vetedjegur me benzinen, qe ka marre prane karburantit ne pronesi te te atit. Ngjarja ka terrorizuar banoret e fshatit Dobresh, rreth mesnates se merkure, ne segmentin rrugor Tirane-Elbasan, qe te nxjerr per ne Uren e Farkes. Avni Balla, 29 vjec, ka djegur veten, pasi eshte lyer me benzine dhe ka vene flaken ne sheshin para karburantit “Dobresh Petrol”. Nje telefonate eshte kryer ne sallen operative te Komisariatit nr. 4, nderkohe qe ne vendin e ngjarjes kane mberritur patrullat e policise se bashku me zjarrfikesit, per te shmangur ndonje tragjedi tjeter apo shperthimin e depozites. Nje nga personat qe gjendej ne karburant, i punesuar si roje, eshte perpjekur qe te shmange tragjedine, por dergimi ne spital ka qene i kote, pasi 29-vjecari kishte nderruar jete. Diten e djeshme, ne familjen Balla ne Krrabe, njerezit ishin mbledhur per ngushellime.
Ngjarja
Tragjedia ka ndodhur ne fshatin Dobresh, ku Avni Balla, pasi ka hedhur mbi trup nje kove me benzine, ka rene siper reflektorit ku ngrohej gjate nates dhe trupi ka marre flake. Por ky veprim ka qene fatal per te riun, i cili eshte djegur ne piken e karburantit ne rrugen nacionale Tirane-Elbasan. Asnje prej personave qe kane qene ne vendin e ngjarjes nuk ka mundur te shuaje flaket, qe kane perpire ne shume pak sekonda trupin e 29-vjecarit. Roja, qe ka qene i vetem ne ate momente, eshte munduar te beje te pamunduren, por pa sukses. Roja ka marre fikset e zjarrit dhe eshte munduar te shuaje flaket qe kishin perfshire te riun, i cili kishte kater vite qe kishte ardhur nga Anglia dhe qe nga ajo kohe kishte pasur probleme psikike. Policia e Tiranes ka marre njoftim per ngjarjen ne oren 23:30.
Hetimet
Trupi i viktimes eshte derguar me urgjence ne spital, por ai kishte nderruar jete pak minuta pas ngjarjes. Kufoma eshte derguar ne morg, ku i jane bere ekzaminimet e rastit. Punonjesit e zjarrfikeses jane perpjekur te shuajne ne kohe flaket qe kishin perfshire karburantin, duke evituar shperthimin e cisternave te naftes dhe te lendeve te tjera djegese. Burime nga policia kane bere te se Balla vuante prej disa kohesh nga crregullime te sistemit nervor, fakt qe dyshohet se ka shtyre viktimen drejt veteflijimit. Kjo eshte dhe pista e cila po hetohet nga uniformat blu, sipas te cilave 29-vjecari qe prej kthimit nga emigracioni kishte shfaqur shqetesime te herepashershme. Nderkaq, burime policore kane bere te ditur se i riu shkonte te karburanti i marre me qira nga familja, ku qendronte me ore te tera, kur nuk ishte babai i tij. Policia ka bere te ditur se pas hetimeve paraprake dhe perfundimit te ekspertizes mjeko-ligjore, eshte arritur ne konkluzionin se 29-vjecari i ka dhene fund jetes pas nje tronditjeje te rende psikike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›