Familjaret: “Tragjedi e familjes, nuk mund te themi asgje”
Te aferm te Avni Balles, ndersa prisnin ngushellime gjate dites se djeshme, e kane cilesuar ngjarjen sa tragjike, aq edhe dicka familjare, qe nuk deshironin te percillej ne media me reagimet e tyre. Familja e Shyqyri Balles jetonte ne fshatin Krrabe te Tiranes, nderkohe qe karburanti, ne te cilin eshte djegur i riu, i marre me qira, gjendej ne rrugen kombetare Tirane-Elbasan. Sipas te afermve dhe xhaxhait te viktimes, “kjo eshte nje gje personale dhe qe ne nuk duam te flasim per te, pasi nuk kemi cfare te themi, pervec asaj qe ka dhene dhe policia. Atje duhet te merren informacionet ne lidhje me ate qe ka ndodhur. Avniu ka qene emigrant ne Angli dhe prej disa vitesh eshte kthyer ne vend”, jane shprehur gjate dites se djeshme familjaret dhe xhaxhallaret e 29-vjecarit Balla. Ata nuk kane deklaruar nese i riu kishte pasur probleme mendore dhe nese ne momentin qe ka ndodhur ngjarja te kishte qene ne nje gjendje depresioni. Nderkohe qe, sipas te dhenave, i riu kishte emigruar per disa vjet ne Angli. Nga deshmite e marra prej te afermve, familjareve dhe personave te tjere nga ana e policise, mesohet se i riu jetonte te karburanti dhe rrallehere shkonte ne shtepine e tij. Nderkohe qe punetori tjeter, i cili ka qene se bashku me Avniun, eshte derguar menjehere ne spital, ku i eshte dhene ndihma e duhur mjekesore dhe psikologjike, pasi nga skena qe kishte pare kishte pesuar tronditje. Pas kesaj ngjarjeje, ai eshte marre ne pyetje dhe ka treguar ate cfare kishte ndodhur ne mesnate.