"Gerdeci", u ngrit pa urdher me shkrim
Tirane- Fabrika e Gerdecit eshte ngritur pa nje urdher, nderkohe qe ka zene me shume hapesire sesa ishte parashikuar. Ky fakt eshte bere i ditur gjate seances se djeshme gjyqesore, ndersa ka pasur perplasje mes ish-komandantit te Forcave Ajrore, gjeneral Astrit Jaupi dhe ish-komandantit te Forces se Bashkuar, te te pandehurit Shpetim Spahiu. Fakti qe punimet jane kryer pa asnje urdher, eshte konfirmuar edhe nga deshmitari Fatmir Hoxha, i cili tregoi se ishte mbajtur raport per te gjitha punimet dhe prishjen e 12 objekteve, hap pas hapi, qe zinin nje siperfaqe me shume se 200 metra katrore. Gjate deshmise se tij te dhene ne Gjykaten e Tiranes, Jaupi ka treguar se ish-komandanti i Forces se Bashkuar, Spahiu, kishte urdheruar vazhdimin e punimeve ne fabrike, pa shkuar urdhri me shkrim. Nderkohe qe ky fakt eshte hedhur poshte nga vete Spahiu, i cili kaq qene prezent ne seancen e djeshme gjyqesore. Gjate deshmise se tij te dhene perpara trupit gjykues, te kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, Jaupi ka sqaruar se, "per 35 vjet kishte sherbyer ne ushtri. Ne vitin 2006 kam qene komandant i Forcave Ajrore, ndersa ne vitin 2008 dola ne rezerve. Ne kompetencen time, perfshihej dhe reparti i tankeve ne Gerdec, e cila eshte prone ushtarake. Jam njoftuar qe ne Gerdec kishin vajtur disa persona, qe kerkonin te benin disa matje. Kete informacion ma dha ne telefon zevendeskomandanti, i cili me tregoi se keta persona i kishin thene qe komandanti e di arsyen pse kemi ardhur. I thashe qe kishte bere shume mire qe i kishte ndaluar dhe nuk i kishte lene te futeshin brenda dhe do te komunikoja me eprorin. Fola ne telefon me gjeneral Shpetim Spahiun, i cili me tha qe t'i lejoja keta persona qe te futeshin ne objekt, pasi ata do te benin disa matje dhe jane ne interes te Ministrise se Mbrojtjes, firmes Meico dhe amerikaneve. Per sa i perket amerikaneve, ata do te ishin pjese e Meico-s, ne rolin e specialisteve dhe jane te firmes SAC", ka pohuar dje ish-gjeneral Jaupi. Me tej si ka shtuar se Shpetim Spahiu, i kishte thene qe urdhri me shkrim do te vinte diten e hene, nderkohe qe per kete fakt kishte kontaktuar ne telefon edhe zevendeskomandantin, ku i kishte thene qe t'i lejonte te futeshin brenda dhe se urdhri do te vinte te henen. "Ne lidhje me vendimin e qeverise dhe urdhrin e ministrit jam njohur me vone. Per punimet ne fabrike, ndertimin dhe prishjen e objekteve, nuk ka pasur asnjehere ndonje urdher me shkrim, per kete problem di vetem qe ka ardhur nje kontrate. Jam njoftuar qe kjo firme po vazhdonte te punonte, si firme ndertimi dhe qe kishte prishur disa objekte. Di gjithashtu qe keta persona jane ndaluar disa here per t'u futur ne fabrike, rreth dy tre here. I kam kerkuar Forces se Bashkuar, qe te na dergonte nje urdher me shkrim, pasi nuk dinim si te vepronim dhe kjo firme ndertimi kishte prishur disa objekte. Me pas na erdhi nje pergjigje ku na kerkohej qe te zbatohej pika 6 e kontrates se lidhur nga komandanti i Forcave te Bashkuara dhe firmes Meico", ka treguar me tej Jaupi. Ai ka shpjeguar se pika 6, ishte nje kontrate per shesh ndertimi dhe nje kontrate per objekt ndertimi qe te lejonte vazhdimin e punimeve. "Shpetim Spahiu me ka thene qe kjo prone ushtarake ne Gerdec, do t'i kalonte Meico-s. Ne kontrate ishte e pershkuar se nje hapesire prej 200 metra katrore do te merrej me qera nga Meico per ndertim. Nderkohe qe detyra jone ishte vetem ruajtja e objektit nga jashte. Jam njohur me vone me urdhrin e ministrit per kalimin kapital te prones ne Gerdec, firmes Meico dhe ka ardhur edhe Shpetim Spahiu dhe e kemi zbatuar kete urdher", shtoi ish-komandanti i Forcave Ajrore, Astrit Jaupi. Ne fund te deshmise se tij ai shpjegoi se prishja e objekteve nga firma e ndertimit ka vijuar deri ne tetor. Nderkohe qe me 24 tetor prona ushtarake ne Gerdec i ka kaluar komplet ne administrim Meico-s dhe marreveshja eshte firmosur edhe nga Ylli Pinari. Jaupi ka theksuar para gjykates se kishte dijeni qe forcat ushtarake dorezonin municione ne kete fabrike. Madje ne shkresen e tij, drejtuar ish-komandantit te Forcave te Bashkuar, Shpetim Spahiu, bente me dije se ne Gerdec po vazhdonin punimet pa leje.
Reagimi i gjeneralit te pandehur
Nderkohe qe pas deklarates se Jaupit, ka reaguar menjehere ish-komandanti i Forces se Bashkuar, i pandehuri Shpetim Spahiu. "Ish-reparti i Gerdecit ka qene ne administrim te Forcave Ajrore. Pergjegjes per ate prone ka qene Astrit Jaupi dhe ky i fundit kishte te gjitha kompetencat, per te lejuar ose pezulluar punimet dhe s'kishte arsye perse te me telefononte mua per dicka qe nuk eshte ne kompetencen time. Une kam zbatuar urdhrat dhe rregulloren ushtarake, por keqinterpretimet e prokurorise kane sjelle dhe akuza te gabuara ndaj nesh. Une nuk kam dhene asnje urdher te kunderligjshem. Reparti ne Gerdec nuk eshte nje repart, por eshte nje prone ushtarake ne administrim dhe vetem 5 per qind e ketyre pronave ruhen nga forcat ushtarake. Jam perfshire ne ndertimin e fabrikes se Gerdec me ane te nje urdhri te ministrit te Mbrojtjes. Dhenia me qera e tokes, nisja e punimeve dhe prishja e disa objekteve eshte bere duke u bazuar tek urdhri dhe vendimi i ministrit. Nuk kam dhene asnje urdher me shkrim ose edhe me goje qe te lejohej nisja e punimeve dhe e ndertimeve ne mungese te nje vendimi ministrie. Dhe jo me pastaj qe ta beje kete gje ne favor te nje kompanie private sic ishte "AlbaDemil". Nuk ka ekzistuar asnje urdher i imi i dhene me goje, qe te lejoja vete nisjen e punimeve ne kete fabrike. Po e perseris qe me nje urdher te ministrit, nisi ndertimi i fabrikes dhe ne u angazhuam ne kete gje. Madje as nje ditar qe mbahet nga Forcat e Bashkuara, nuk ka pasur as urdher dhe as ndonje fjale prej meje qe te lejohej prishja e objekteve dhe fillimi i punimeve", sqaroi Spahiu. Me tej ai shtroi se kishte vepruar sipas ligjit.
Allushi: Punetoret nuk kane pasur dokument per punimet
Bashkim Allushi, ish-nenoficer, roje prane repartit te Gerdecit ne muajt e pare kur kane nisur punimet, ka deklaruar dje para gjykates se Tiranes se ishte urdheruar nga komandanti qe te ruaja repartin e Gerdecit. "Hapesira per t'u ruajtur ishte e madhe por une isha i vetmi roje, nderkohe qe zevendesohesha nga ish-nenoficere te tjere, duke qendruar me turne. Kur une kam ruajtur kete repart perfaqesues te firmes private kane qene duke bere punime ne ambientet brenda repartit. Per keto punime kam komunikuar gjate gjithe kohes me telefon, me shefin tim dhe i kam thene se nuk kane asnje dokument me vete qe i lejon te kryejne punime. Une kam zbatuar urdhrat e eproreve te mi, dhe per cdo levizje apo te re, kam shkruar ne librin e informacioneve, pervec kontakteve verbale qe kam pasur me eproret ne lidhje me kete problem", tha dje deshmitari.
Shera: Ne hapesiren e brendshme po beheshin piketime
Nazmi Shera, ish-nenoficer, ka qene roje prane repartit te Gerdecit ne muajt e pare kur kane nisur punimet. "Kam qendruar roje ne ish-repartin e Gerdecit per rreth dy muaj. Ne kohen qe une kisha nen ruajtje kete hapesire ushtarake, mbaj mend se ne ambientet e brendshme po beheshin jo vetem piketime apo matje, por madje po shembeshin edhe objekte. Keto objekte ishin ne gjendje te mjeruar dhe te paperdorura nga forcat ushtarake", tha dje ai. Me tej ai ka sqaruar se "ishte nje siperfaqe per rreth 100 mije metra katrore dhe ishte shume e veshtire ta ruaja vetem te gjithen. Une nuk kisha vetem merakun se cfare po bente firma private, por edhe friken se mos hynin banoret e Gerdecit, apo ndonje ish-pronar, qe pretendonte se toka ishte e tij. Per cdo veprim qe kane bere firma private kam komunikuar me komandantin", ka thene deshmitari.
Kau: Punimet kishin filluar nga firma
Dalip Kau, ish-nenoficer, ka qene me detyre roje prane repartit te Gerdecit ne muajt e pare kur kane nisur punimet. Deshmitari ka treguar dje se "kam qene per nje periudhe kohe te shkurter roje ne ish-repartin e Gerdecit. Detyra ime ishte te ruaja siperfaqen dhe per kete, me kishin pajisur me nje arme. Kur une kam marre kete detyre punimet kishin nisur nga firma private. Kam marre urdher nga eprori im qe te lejoheshin punimet. Kam zbatuar vetem urdhrat e eproreve. Tani jam i papune".
Hoxha, nuk me erdhi urdhri me shkrim
Fatmir Hoxha, ish-oficer aktualisht i papune, ka treguar se punimet ne Gerdec kishin filluar pa nje urdher, madje ky urdher nuk kishte mberritur asnjehere. "Kam qene shef operativ i brigades ajrore. Nga tetori i vitit 2006 e deri ne daten 22 qershor te 2007-s. Me pas ne kete periudhe u lirova nga detyra. Per nje muaj kam qene komandant dhe kisha ne varesi dhe repartin 126 qe ndryshe njihet si reparti ne Gerdec. Kjo periudhe qe une kisha detyren e komandantit eshte nga 14 maj deri ne 22 qershor. Ky repart kishte 23 objekte dhe ishte me nje siperfaqe 100 mije metra katrore. Nje dite, me duket se ka qene 28 prilli. Jam njoftuar nga vartesit e mi se disa persona jane paraqitur per te nisur piketimet. Ato kishin thene se kane marre leje, por, realisht nuk kishin asnje urdher apo vendim me shkrim, qe i lejonte te benin punime. Per kete jam informuar ne menyre urgjente dhe une me pas kam informuar eprorin tim, Mehmet Merkon. Ky i fundit me ka thene se duhet te prisja vetem pak minuta, sa te komunikonte me eprorin e tij. Me pas kur kam biseduar ne telefon me te, me ka thene se kishte marre urdher verbal qe te lejoheshin punimet. Me kujtohet se ajo dite ishte e shtune dhe eprori im, me tha se te henen do te vinte urdhri me shkrim. Mirepo e hena kaloi dhe tek ne nuk mberriti asnje urdher. Pasi ka komunikuar me eprorin tim, ai me tha se urdhri do te vinte se shpejti dhe se punimet duhet te lejoheshin. Me pas i kam thene rojeve qe te lejohen punimet, si matje apo piketime, por jo prishje te objekteve pa ardhur urdhri me shkrim. Mbaj mend se urdhri nuk kishte ardhur ende dhe objektet kishin nisur te prisheshin nga kjo firme private. Perballe kesaj situate, jam detyruar te bej nje shkrese me shkrim, por serish nuk ka ardhur urdher me shkrim",-tha dje deshmitari. Ne fund ai ka shpjeguar se nga punimet ishin prishur 12 objekte, te cilat zinin nje siperfaqe me shume se 200 metra katrore.