Misteri, iken pa adrese 17-vjecarja
Tirane-Nje adoleshente nene e nje femije, prej nje jave nuk dihet se ku ndodhet. Vajza 17-vjecare Erlinda Mulla, banuese ne Paskuqan, por me origjine nga Gramshi, eshte larguar nga shtepia e burrit te saj, pa lene asnje adrese. Kur familjaret e bashkeshortit, kane pare se ajo nuk eshte kthyer me, i jane drejtuar Komisariatit te Policise nr.5 ne Tirane, ku kane rrefyer te gjithe ngjarjen.
Zhdukja
Ka qene e shtuna e kaluar kur ne oret e drekes, Erlinda, nuk eshte ndjere mire dhe i ka thene vjehrres, se do te shkonte te blinte nje pako paracetamol. Familjaret tregojne se ajo eshte larguar, ashtu sic ishte me rrobat e shtepise dhe me shapka. Erlinda ishte martuar me djalin e familjes Picaku, te cilet jetojne disa metra larg baneses se prinderve te saj. Ndersa bashkeshorti ishte larguar ne Itali, per te punuar si emigrant ne menyre qe te siguronte te ardhura per familjen e tij te porsandertuar. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se menjehere pas ngjarjes, familjaret kane kerkuar ndihmen e uniformave blu per gjetjen e vajzes. Ata kane treguar me hollesi cdo detaj, qe mund t'i vije ne ndihme policise per ta gjetur. Kerkimet jane shtrire ne te gjithe vendin, ku eshte shperndare edhe fotoja e vajzes. Deri tani, sipas policise, ky rast nuk eshte konsideruar zhdukje e mirefillte, por largim nga banesa. Megjithate adoleshentja eshte shpallur ne kerkim.
Hetimet
Burimet zyrtare te policise thane se ne pyetje, jane marre te gjithe familjaret e afert te vajzes, vjehrra, kunati, si dhe nena dhe babai i vajzes. Policia ka pothuajse kontakt te perditshem me ta per te mesuar ndonje sinjal, per vendndodhjen e 17-vjecares. Te afermit e saj, kane deklaruar ne polici, se vajza nuk ka shfaqur asnje shqetesim ne familjen e re ku jetonte. Madje edhe marredheniet e saj me vjehrren dhe kunatin me te cilet jetonte, kane qene te qeta dhe pa probleme. Kete fakt e kane pohuar nena dhe babai i vajzes. E vetmja gje qe binte ne sy, ishte tipi i saj paksa i mbyllur ne vetvete, por sipas familjareve ka qene keshtu edhe para marteses. Nderkohe po zbardhen tabulatet telefonike te vajzes, i cili rezulton i fikur, qe diten qe ajo eshte larguar nga banesa.
Nena: Duam qe vajza te kthehet ne shtepi
Teper e shqetesuar per fatin e vajzes se saj dhe me lot ne sy, e ema e 17-vjecares, i ben thirrje qe ajo te kthehet sa me shpejt. "Nuk kemi asnje informacion prej goces. Kemi njoftuar policine dhe jemi shume te shqetesuar. Ne duam prej saj vetem te kthehet prane familjes, kudo qe te jete. Cfaredo t'i kete ndodhur ne e duam prane familjes. Na ka lene me nje shqetesim te madh. Ka 8 dite qe ne e presim", pohon e perlotur Flamure Mulla.
Kerkimet nga Tirana, shtrihen edhe ne rrethe
Vajza 17-vjecare, e cila u denoncua e larguar nga banesa Erlinda Mulla, po kerkohet ne dsia zona te Tiranes, ndersa mesohet se kerkimet jane shtrire edhe ne disa qytete te tjere te vendit. Sipas policise, largimi i saj nga shtepia, eshte bere me deshire, por mbeten mister arsyet qe e kane detyruar ate ne kete vendim. Pasi eshte larguar, adoleshentja e cila ka edhe nje femije, ka refuzuar nuk ka patur asnje kontakt me te afermit e saj, madje telefoni, rezulton i mbyllur qe prej dites kur ajo eshte larguar nga banesa. Bashkeshorti i vajzes mesohet se jetonte ne Itali. Ai mesohet se eshte konsideruar nga policia, si nje nga deshmitaret kryesore qe mund ti sherbejne hetimit te rrethanave te ngjarjes.