E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncohet i humbur, gjendet i vdekur

Gjirokaster- Gjendet i vdekur, pas 12 diteve i denoncuar i zhdukur nje 42-vjecari nga qyteti i Sarandes. Mesohet se viktima Petref Kreci, po tentonte per te kaluar kufirin, por ka rene ne nje ure, e cila ishte care ne nje kanal kullues perballe fshatit Jorgucat, ku edhe me pas eshte mbytur. Policia pas hetimeve sqaroi se ngjarja dyshohet te jete aksidentale, ndersa po vazhdon hetimet per zbardhjen e plote te saj.
Ngjarja
Mesohet se me daten 26 mars te ketij viti, Sherbimet e Policise Kufitare te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster, kane informuar ne sallen Operative te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, se perballe fshatit Jorgucat ne kanalin kullues kryesor te fushes se Jorgucatit, eshte konstatuar nje person i mbytur. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar uniformat blu, si dhe grupi hetimor se bashku me ekspertin mjeko-ligjor. Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes, ata kane konstatuar se perballe fshatit Jorgucat, ne kanalin kryesor kullues te fushes se fshatit ne kemben e nje ure betoni e cila ishte e thyer, eshte konstatuar trupi i pajete i nje shtetasi. Viktima eshte Petref Kreci 41-vjec, lindur ne Buz te Tepelenes dhe banues ne Sarande, i martuar me dy femije. Sipas hetimeve paraprake te kryera nga grupi hetimor eshte konstatuar se ne trupin e viktimes nuk ka pasur asnje shenje dhune, por shkaku kryesor i vdekjes se tij, dyshohet te kete qene aksidentale. Nga hetimet ka rezultuar se viktima ka tentuar te kaloje nga njeri krah i kanalit ne tjetrin dhe si pasoje e erresires ka rreshqitur nga ura, pasi gjysma e saj ishte e keputur. Vendi ku ai eshte mbytur kishte shume dege, plastmase e mbeturina te tjera, por edhe niveli i ujit ishte i larte ate dite, pasi ka pasur reshje te medha shiu.
Denoncimi
Kane qene familjaret e viktimes te cilet pasi kane komunikuar dot me te afermin e tyre kane kryer nje denoncim ne Policine e Qarkut Gjirokaster. Sipas denoncimit, behej me dije se viktima Petref Kreci, ishte larguar nga banesa mbremjen e dates 16 mars te ketij viti, ne drejtim te Kakavijes, ku do te kalonte kufirin ne menyre te paligjshme per ne Greqi. Ne deklarimet e tyre familjaret, si dhe te personave qe e kane njohur, Kreci ishte pare rreth ores 21:00, te asaj dite, ne kthesen e fshatit Jorgucat, duke levizur ne drejtim te fushes se fshatit, ku dhe eshte gjetur trupi i tij. Policia po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje, nderkohe qe materialet hetimore i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Qarkut Gjirokaster.

Identifikimi
Kane qene te afermit e viktimes, te cilet se bashku me njesite e sherbimit te Policise Kufitare kane kerkuar paraditen e djeshme pergjate fushes se Jorgucatit, nga mendohej se mund te kishte kaluar. Viktima eshte gjetur rreth ores 13:00, ku edhe eshte identifikuar prej te afermve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›