Vrasja per token, i dyshuar nje 80-vjecar
Vlore-Policia e Vlores, ka arritur te identifikoje vrasesin e 40-vjecarit Hasan Demaj, ngjarje kjo e ndodhur dy dite me pare ne fshatin Sevaster te Vlores. Burime nga policia bene te ditur se i dyshuar per kete ngjarje, eshte Llukan Kapurani 80 vjec. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas nje konflikti per token. Ne momentin e goditjes, i moshuari ka qene me cifte ne krah dhe i hipur mbi nje mushke. Viktima dhe autori, dyshohet se fillimisht jane zene me fjale, duke u ofenduar me njeri-tjetrin dhe me pas, konflikti eshte mbyllur me vrasjen e Hasan Demajt. Gjate kontrollit te ushtruar nga Policia e Vlores ne banesen e 80-vjecarit eshte gjetur ciftja, nje arme "Kallashnikov", si dhe disa fisheke. Mendohet se plaku mund te kete edhe probleme mendore. Ai eshte shoqeruar ne polici, ku po merret ne pyetje per ngjarjen.