Pse u shit Thiago Silva ?

Legjenda e Milanit, Cesare Maldini ka kritikuar ish klubin e tij për shitjen e qendërmbrojtësit Thiago Silva – dhe me gjasë Zlatan Ibrahimoviçin – në Paris Saint-Germain.
Braziliani zyrtarizoi kalimin në kryeqytetin francez të shtunën kurse suedezi është ende në bisedime. “Nuk jam në favor të shitjeve”, tha ish selektori i Italisë, Maldini për Tuttomercatoweb.
“Milani nuk është mësuar me këso lloj largimesh. Disi mund të kuptoj shitjen e Ibrahimoviçit pasi është gati 31 vjeç dhe ka pagë të lartë, por nuk do ta sakrifikoja Thiago Silvën. Edhe ai përfitonte mjaft por është ende i ri dhe ishte kandidat për kapiten në të ardhmen”, përfundoi Maldini.