Dajak te miturit, mbetet i plagosur
Patos- Hakmarrja ndaj te miturit i ka kushtuar shtrenjte nje 35 vjecari, pasi mbeti i plagosur me bicak nga kundershtari, ne kushte vetembrojtjeje. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme ne qender te qytetit te Patosit, kur kalimtare te shumte pane agresionin e Nuro Mahmutajt ndaj 16 vjecarit Genti Tahiri. Ai e ka rrahur adoleshentin me grushte e shkelma, por vetem pak sekonda me pas, Tahiri ka nxjerre nga xhepi nje bicak duke e goditur dy here ne trup. Mahmutaj perfundoi ne spital ku dhe mori mjekimin duke dale jashte rrezikut per jeten, kurse 16 vjecari u ndalua per vepren penale te "plagosjes". Burime zyrtare te policise thane se motivi i grindjes kane qene motivet e dobeta dhe se i dyshuari u kap teksa ishte ulur ne nje lokal pas ngjarjes, ku dalloheshin ne fytyren e pergjakur edhe hematomat nga grushtet e 35 vjecarit.
Xh. B.
Xh. B.