Vlore, asgjesohen 500 bime kanabis sativa
Dukuria e kultivimit me lëndë narkotike ka pësuar ulje të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar, ku u identifikuan 102 raste të kultivimit të bimëve narkotike dhe u asgjësuan 18802 rrënjë kanabis sativa.
VLORE- Policia e Vlorës ka asgjësuar 500 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Burime zyrtare të Policisë së Vlorës, bënë të ditur se bimët narkotike u asgjësuan gjatë 48 orëve të fundit në aksionet e ndërmarra në fshatrat Armen dhe Velçë, respektivisht 25 dhe 45 km në lindje të qytetit të Vlorës.
Ky aksion i policisë ka pasuar edhe disa aksione të tjera që policia ka ndërmarë prej disa javësh në rrethin e Vlorës , për të asgjësuar bimët narkotike të kultivuara në zona të ndryshme.
Sipas të njëjtave burime, dukuria e kultivimit me lëndë narkotike ka pësuar ulje të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar , ku u identifikuan 102 raste të kultivimit të bimëve narkotike dhe u asgjësuan 18802 rrënjë kanabis sativa.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)