Veteflijohet ne komisariat
KUKES - Tre plumba me largesi nga shtate centimetra i kane marre jeten komandantit te grupit te gatshem te Komisariatit te Policise se Kukesit, Qamil Hallacit, 46 vjec. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen duke gdhire dita e djeshme, pak minuta pasi kishte marre sherbimin ne oren 11:00, kur ai ishte mbyllur ne zyren e tij. Duke mos ngjallur dyshime per aktin, tek asnje prej kolegeve te tij, Hallaci ka marre automatikun e tij, “Kallashnikov”, dhe eshte pergatitur per aktin fatal.
Burime hetimore, qe ndertuan skemen e tragjedise se paprecedente brenda Komisariatit te Policise Kukes, thane se i ndjeri ne castet e frikshme i ka mbeshtetur anet e armes ne toke dhe ne gjoks, duke e shkrehur “Kallashin” tre here. Ne kete menyre, ai nuk i ka lene mundesi asnje njeriu qe ta ndihmonte. Sipas kolegeve te tij, qe kane qene se bashku pak minuta para ngjarjes se rende, Hallaci eshte mbyllur ne dhomen e tij te punes, ka mbyllur deren nga pas dhe ka fikur driten, duke i dhene fund dhe jetes se tij, ne nje moshe te re, ne nje gjendje depresive prej me shume se tre muajsh.
Policia e Kukesit nisi menjehere hetimet per ngjarjen. Burime brenda saj thane dje se probleme familjare, dyshohet se jane ato qe kane cuar 46-vjecarin ne vendimin qe t’i jape fund jetes. Nje gjendje ekonomike mesatare dhe femijet te semure, dyshohet se nxiten vendimin. Mesohet se tre muaj me pare, i ndjeri perjetoi nisje te gjendjes depresive, pasi po vuante semundjen e hershme qe agravohej, te femijeve te tij. Keto shihen nga policia si shkaqet qe efektivi i Policise se Kukesit, Qamil Hallaci, t’i jepte fund jetes se tij.
Hallaci kishte tre femije, dy prej te cileve ishin te semure. Ne moshen 46-vjecare, baba i nje vajze ne vitin e dyte te shkolles se mesme “Havzi Nela” te ketij qyteti, dhe dy djemve me te vegjel, viktima besohet se ka zgjedhur te shpetoje nga problemet e tij, duke i dhene fund jetes. Si ne shenje proteste per situaten e rende ku gjendet, punonjesi me uniforme i shtetit, e ka kryer aktin e vetevrasjes pikerisht brenda mureve te policise. Madje, duke perdorur armen, te cilen e kishte per te mbrojtur rendin publik dhe veten e tij.
Viktima, i perkushtuar ne pune
Burime prane policise kuksiane konfirmojne se polici Hallaci ishte nje punonjes i angazhuar ne punen e tij ne polici. Per kete, ai ishte caktuar edhe si komandant i grupit policor, nje strukture mjaft delikate dhe e rrezikuar ne sherbim. Naten fatale, ai ka qene i vetem ne nje moment ne njeren prej dhomave te sherbimit te policise. Rreth ores 23:00 te nates, duke gdhire dita e djeshme, policet e tjere te sherbimit kane degjuar nje te shtene arme qe vinte nga brenda godines dhe menjehere jane derdhur per te pare se cfare kishte ndodhur. Askush nuk u ka besuar syve, kur kane pare komandantin e tyre, i cili ishte i mbuluar nga gjaku dhe i shembur perdhe me “Kallashnikovin”, prane trupit. Ndonese brenda tre-kater minutave ata kane arritur ta lene ne dore te mjekeve, asgje nuk ka mundur te ndryshoje fatin e tij, pasi kishte nderruar jete.
Precedente
05 janar 2008
Polici privat i kompanise “Pepsi” vetevritet me armen e punes ne sherbim. Kjo dite shenoi dhe viktimen e pare te veteflijimeve per kete vit, ne Tirane. Bislim Elezaj, 48 vjec, eshte qelluar me automatikun tip “Kallashnikov” ne ambientet e kompanise ku sherbente, ne hyrje te autostrades Tirane-Durres.
4 tetor 2007
Qamil Lika, polic i nje shoqerie private, i ka dhene fund jetes, me nje plumb “Kallashnikovi”. Ai eshte gjetur i pajete ne mengjes, nga koleget ne vendin e sherbimit, ndersa banonte ne lagjen Selite te Tiranes. Lika me pare ka qene punonjes i Policise se Shtetit.
24 prill 2007
Sotir Ismaili, ish-efektiv i policise se burgjeve, i ka dhene fund jetes duke qelluar veten me nje plumb. Policia hetoi disa pista per vdekjen e Ismailit. Ish-polici i Burgut 325, u gjet i vetevrare me arme tip pistolete “TT” ne banesen e tij, nje pallat ne rrugen “Ali Demi”, ne kryeqytet.