E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakujdesia, vdes e helmuar 14-vjecarja

Nje 14-vjecare, nga fshati Prevall, i komunes Lunik, ne rrethin e Librazhdit, ka gjetur vdekjen dje, pasi eshte helmuar nga pakujdesia. Ne gjendje te rende ka perfunduar edhe motra e saj me e madhe, qe ndodhet ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Burime nga policia vendore thane se Merita dhe S. Troshku, perkatesisht 14 dhe 16 vjece, kane perdorur nje lloj helmi te forte per te pastruar parazitet ne koke. Ngjarja ka ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndersa mengjesin e djeshem u konstatuan efektet e helmit. Vajzat u gjeten ne gjendje te rende nga familjaret, te cilet i kane transportuar drejt spitalit te Librazhdit. Adoleshentet kane manifestuar shenja tipike te helmimit si marrje mendsh, te vjella, dhimbje te forta barku, konvulsione etj. Megjithese 14-vjecarja Merita Troshku iu nenshtrua terapise intensive, ajo nderroi jete paraditen e djeshme, ndersa motra e saj u dergua me urgjence drejt kryeqytetit. Policia e Librazhdit tha mbreme se nje grup hetimor eshte derguar ne vendngjarje. Ekspertet e uniformave blu pritet te zbardhin ne ditet e ardhshme dinamiken e ngjarjes dhe llojin e lendes helmuese te perdorur nga dy adoleshentet. Paraprakisht mendohet se helmi i perdorur eshte nje preparat qe perdoret per pastrimin e paraziteve ne kafshet shtepiake. Dyshohet se motrat kane perdorur “ilacin” pa e holluar me uje, cka u ka shkaktuar nje intoksikim qe eshte perthithur prej organizmave te tyre nepermjet lekures.
F. Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›