E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi, seminar kunder terrorizmit

TIRANE - Organizohet ne Tirane seminari mbi luften kunder terrorizmit, i organizuar nga ushtria turke. Ne kete seminar 5 ditore, moren pjese perfaqesues te vendeve anetare te NATO-s dhe perfaqesuesit me te larte te forcave te armatosura te Shqiperise, duke qene se vendi yne tashme, eshte pjese e strukturave te NATO-s. Qellimi i ketij seminari ishte te parashtroheshin idete dhe menyrat se si mund te luftohet terrorizmi i cili tani eshte nje fenomen qe eshte shfaqur ne te gjithe boten. Organizatori kryesor i seminarit ishte Qendra Ekselence, e cila ka si qellim mbrojtjen dhe luften kunder terrorizmit, e cila eshte krijuar nga qeveria turke pas sulmeve te 11 shtatorit ne Amerike. Tashme pjese e kesaj qendre, jane disa shtete anetare te NATO-s si SHBA, Bullgari, Rumani, Holande dhe Anglia. Temat e trajtuara ishin qe nga historia e terrorizmit dhe deri te metoda dhe masat qe mund te merren, per te luftuar nje fenomen te tille dhe per ta parandaluar ate.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›