E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosën me armë, mbeten në burg dy shokët

Shkodër-Gjykata ka lënë në burg sot dy të ndaluarit e ngjarjes së datës 24 nëntor, ku mbeti i plagosur Fatlum Sherja. Ata kanë kryer veprën penale të plagosjes, teksa ishin në gjendje të dehur. Ndaj masa e sigurisë që u dha nga Gjykata e Shkodrës, për shtetasit Syri Rexhepi dhe Zamir Kisha, ishte arrest me burg.   

43 vjeçari Rexhepi akuzohet për vrasje të mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje dhe 44-vjeçari Kisha po nga Shkodra akuzohet për mos kallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje.

Akuza kërkoi arrest në burg për dy të ndaluarit nga policia, ndërsa mbrojtja kërkoi caktimin si masë sigurie arrest shëpie.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen Liria rreth orës 01.30 të datës 24 nëntor ku pas një grindjeje të çastit mes personave që ishin të pirë, palët janë fyer mes tyre dhe pasi kanë dale nga lokali, me një armë pistoletë që sipas policisë është e Zamir Kishës, shtetasi Syri Rexhepi ka plagosur rëndë 31-vjeçarin Fatlum Sherja nga Shkodra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›