E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri prane Fakultetit te Shkencave dyshime si i qellimshem

Nje dite pas renies se papritur te zjarrit ne nje pallat 10-katesh ne bulevardin Zogu I prane Fakultetit te Shkencave ne afersi te stacionit te trenit policia e kryeqytetit hodhi dyshimet se ngjarja mund te jete e qellimshme. Keto dyshime vijne bazuar mbi vatren e zjarrit te gjetur prane nje prej tri veturave te djegura.

Fale nderhyrjes se menjehershme te sherbimeve zjarrfikese dhe policise u arrit fikja e zjarrit ku si pasoje e tymit u demtuan lehte nga asfiksimi disa shtetas te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten. Per pasoje ka edhe disa deme materiale. Po punohet per sqarimin e rrethanave te renies se ketij zjarri ne bashkepunim me eksperte te Prokurorise dhe Policise tha zedhenesja e policise se kryeqytetit.

U be keqyrja e garazhdit ku ishte edhe vatra e zjarrit. Burimet e policise thane se dyshohet se nje prej pronareve te mjeteve qe ndodheshin ne garazh mund te kete pasur konflikt me ndonje person qe me pas mund te kete sjelle edhe provokimin e zjarrit qe rrezikoi banoret e pallatit.

Policia tha se po punon per te sqaruar kete rrethane te ngjarjes dhe per te identifikuar auitoret e mundshem te saj nese ngjarja ishte e qellimshme.

Rrefimi i banorit

Ardian Dedushi eshte nje prej banoreve te katit te tete. Isha ne ballkon duke pire nje gote raki dhe sapo e ktheva ate pashe nje shtellunge tymi qe ngjitej lart. Kuptova qe kishte nje problem. Ula koken poshte dhe pashe qe dilte tym nga kati i pare i pallatit dhe qe sa vinte dhe shtohej. Menjehere u futa ne shtepi dhe bllokova deren nga poshte me nje batanije te lagur dhe nxora femijet e motres ne ballkon rrefen Ardiani nga Decani i Kosoves i cili ka dy muaj qe ka ardhur te banoje nga Nju Jorku ne Tirane.

Degjova nje ze dhe hapa deren e pashe qe ishte Sara vajza e nje fqinjit tone qe banon aty prane. E futa brenda ndersa e ema bashke me te atin kishin zbritur poshte per te nxjerre makinen. E kishin pamundur te futeshin ne garazhd dhe u kthyen. Diana mundi te ngjitej deri ne tarace ndersa me pas po therriste per te bijen Saren. I bera me shenje qe e kisha une vajzen ne shtepi dhe ajo me shume mundim duke mbyllur syte dhe duke kontrolluar me duar murin erdhi deri ne katin e tete.

Nje grua e moshuar nisi ti binte deres me duar dhe ngeli ne dere. U detyrova ta fusja edhe ate dhe ne ate moment u fut pak tym thote Ardiani. Ende ne qafe ka mbetjet e blozes dhe te tymit te zjarrit te se dieles ne mbremje ndersa qendron ne oborrin e pallatit me nipin e tij Atlantikun 10-vjecar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›