E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetem Halimi nuk e dinte

Vetem Halimi nuk e dinte As nuk ia thane dhe as nuk e paralajmeruan qe NATO-ja eshte edhe qar edhe zarar. Thjesht e harruan. Te merkuren ne mbremje gjithkush e dinte se cfare do te ndodhte ne Kuvend por Halimi i PD-se jo. E dinte Presidenti i Republikes e dinte Prokurorja e Pergjithshme e dinte drejtori i ShISh-it me siguri e dinte si profesionist edhe ish-ministri i Drejtesise Alibeaj. Natyrisht mbi te gjithe e dinte kryeministri i vendit zoti Sali Berisha por Halimi zgjodhi te mos dije. Zgjodhi te mos mesoje se dje dreke per shembull puci i 21 janarit mori nje permase nderkombetare dhe aktore nderkombetare. Qe me pucistet e Edi Rames u bashkua fjala vjen edhe Tania Fajon dhe pastaj gjithe Parlamenti Europian. Madje edhe Nikoll Lesi zevendesminister i Kultures pothuaj ne kohe reale kundershtoi shefin e tij ne qeveri per nje pike te hetimit parlamentar hetimin e gazetareve duke dhene vete proven e rreshtimit te tij me pucistet.

Per ngjarjet ne Bulevard jane kerkuar shume krahasime. Dashnori i historise njeheresh kryeminister i vendit zoti Sali Berisha e ndali krahasimin e janarit me grushtin e shtetit te qershorit te Peshkop Nolit. Ne fakt ka nje tjeter krahasim qe mund te behet shume me qartesisht me cfare po ndodh ne Shqiperi ne kete dimer te nxehte ai eshte krahasimi me marsin e vitit 1967 kur Enver Hoxha u sul si otomanet motit mbi kishat per ti kthyer ne vatra kulture dhe shkaterroi edhe xhamite qe pesuan te njejtin fat. Ne te njejten menyre si Hoxha ne marsin e 67-es ne javen e katert te janarit 2011 zoti Berisha iu sul te gjitha institucioneve edhe Presidences edhe Prokurorise se Pergjithshme edhe ShISh-it edhe nje pjese te medias dhe gjithckaje tjeter jashte oborrit te tij duke i perfshire ne oborrin e pucisteve. Per te ndertuar ne vend te tyre vatren e pushtetit te tij vetjak.

Kjo ishte dhe eshte ne fakt nje drame me shume akte e cila ka ne themel nje megamashtrim te jashtezakonshem qe u sendertua dhe konsumua dite mbas dite ne sy te te gjithe publikut. Fillimisht Kryeministri percaktoi diagnozen e semundjes - eshte puc - dhe me pas zuri te kerkoje shkaqet qe e shkaktuan dhe pastaj percaktoi edhe nderhyrjen klinike te sherimit te saj. Domethene percaktoi si aksiome se ne Shqiperi pati nje grusht shteti dhe u vu ta vertetoje teorine e tij mbi kete aksiome. Ne ndjekje te elementeve qe literatura thote se duhet te jene te pranishem ne nje akt te tille shtoi qe nga armet - dhe ketu nuk perjashtoi edhe thikat me helm - edhe elemente te pushtetit apo institucione te vecanta pjesemarres ne te. Pa u ndalur ketu perfshiu edhe etapat e tjera te grushtit te shtetit sulmin mbi Parlamentin ministrite kyce e radiotelevizionin publik. Asgje nga keto nuk kishin ndodhur por kjo nuk kishte rendesi sa me i madh mashtrimi aq me e lehte beteja perpara opinionit publik qe rrekej te nxirrte per here te dyte mbas 1997-es burrin e forte te politikes shqiptare si viktime te nje komploti shumekahesh. Kete gje natyrisht arrinte ta kuptonte dhe Halimi. Por ajo qe nuk iu tha kurre as atij dhe askujt tjeter ishte tjeter gje. Shume here me e rendesishme se gjithcka tjeter. Nje sekret qe kishte te bente me strategjine e Doktorit ketij mjeshtri te bllofit qe ne te vertete sa me shume sulmon aq me shume pergatitet per terheqjen e madhe. Terheqjen vetjake. Per hir dhe per llogari te fatit te tij vetjak.

Kryeministri sulmoi gjithcka e gjithkend qe neser ne tryezen e pashmangshme te bisedimeve me pucistet te shiste njera pas tjetren fishat qe kishte fituar me ndihmen e halimeve. Keto dite Kryeministri do te shese Komisionin hetimor parlamentar sepse dublon hetimin e organit te akuzes do te heqe dore nga perfshirja e Presidentit ne pucin e janarit sepse Ai eshte unitet i kombit do te harroje Ina Ramen sepse Zonja eshte institucion i pavarur nuk do te ndihet me per gazetaret Balla akuli Baze e Bushati sepse liria e medias eshte e shenjte dhe natyrisht do te heqe nga veshtrimi edhe ShISh-in thjesht sepse sherbimin nuk e ka te vetin. Dhe keshtu do te mberrije aty nga ku nuk mund te shmanget ne asnje menyre gjetja me detyrim dhe percaktim te zgjidhjes politike te krizes qe ka shkaktuar vete politika. Me burim 28 qershorin e vitit 2009.

Edhe nje infermier e di se ne nje semundje te ngjashme me ate qe ka sot politika shqiptare fillimisht nderhyhet me operacion e pastaj behet kimioterapi dhe jo e kunderta. Metastazat jane pikerisht me 28 qershor.

Ka dhe me shume. Gjithe keto dite eshte permendur shume shpesh NATO-ja. Njera pale thoshte se grushti i shtetit ne nje vend te NATO-s eshte i papranueshem pala tjeter thoshte se cfare po ndodh ne Shqiperi eshte standard i ish-Traktatit te Varshaves dhe jo i NATO-s. Hilacake dhe meskine sic eshte politika zyrtare shqiptare qe artikulohet nga dy godinat kryesore te bulevardit Deshmoret e Kombit deri tani i ka kerkuar NATO-s qarin por shpejt do ti njohe dhe zararin. Qe do te thote se ne nje vend qe eshte pjese e Aleances Atlantike ka ndarje dhe pavaresi pushtetesh. Se ne nje vend diktatorial sic ishte Shqiperia e Hoxhes per shembull halle si te 21 Janarit mund te zgjidheshin te gjitha direkt nga zyra e Sekretarit te Pare dhe ne menyre te menjehershme percaktoheshin fajtoret dhe drejtesia i denonte sic percaktonte Sekretari i Pare ne Tablone e Tij Sinoptike. Kurse ne nje vend demokratik institucionet vertet jane me te ngadalte jane edhe burokratike e te shitur te pucistet por duhet te funksionojne si rrotat e nje makine 4 x 4 ne terren te veshtire. Te pavarura nga njera-tjetra. Secila rrote duhet te beje rrugen e saj pavaresisht Timonierit.

Sot kryeministri Berisha eshte me i dobet se kurre. Sot ai nuk ka guxim te shkarkoje as zevendesministrin e tij te Kultures ish-botuesin e njohur Lesi qe ndoqi jo vetem instinktin e races per tu bere pale me gazetaret kunder eprorit te tij. Nuk e shkarkon dot sepse e di qe nje veprim i tille do ta bente Lesin te ndiqte instinktin e tij politik dhe te ndodhej ne krahun tjeter te barrikades. Dhe qe andej do ti shtonte shume telashe me gjuhen brisk qe ka ne dispozicion.

Sot kryeministri Berisha nuk ka pse te ankohet nga Silvia Konti sic e quajti dikur Prokuroren e Pergjithshme. Kushdo tjeter ne vend te zonjes Ina Rama do te vepronte ne te njejten menyre do te refuzonte ti pergjigjej komisionit Halimi sepse refuzohet te shkelet Kushtetuta. Ina Rama eshte vertet nje grua e brishte por Kryeministri e di mire se zyrtarja Ina Rama eshte shume here me e forte se te gjithe burrat qe i vuri perballe ne Komisionin Hetimor.

Kryeministri e di sot mallkimi i tij eshte parimi kushtetues i check and balance te pushtetit. Si ne vendet anetare te NATO-s. Nga dje ne mbremje kaq gje e mesoi dhe Halimi i PD-se.

Nuk mbaron ketu. Nga java tjeter kryeministri Berisha do te beje dhe nje shkrepje tjeter me fishek manovre do te flase me shqetesim per nevojen e krijimit sa me shpejt te qeverise ne Republiken e Kosoves por dhe situaten ne rajon dhe stabilitetin ne pergjithesi. Dhe nga ky moment nuk ka me shume hapesire per te luajtur. Mbetet vetem te pritet qe uji qe rrjedh pavaresisht sesa urave do tu kaloje nen kembe do te derdhet detyrimisht ne det. Domethene ne zgjedhje te parakohshme sepse vetem ky lloj uji mund te shuaje zjarrin qe nuk u ndez me 21 Janar por iu dha shkendija ne 28 qershor. Nje zjarr qe me pas u ushqye me paaftesi korrupsion dhe dhunim te pavaresise dhe ndarjes se pushteteve ne vend. Ne kete kuptim pucistet sot nuk jane aty ku i kerkon Komisioni Hetimor. Ata jane te gjithe ne qeveri kurse ndodhen qytetaret ne rruge dhe ne pritje te rishpalljes se sovranitetit te tyre mbi kete vend. Ne zgjedhjet e parakohshme qe do te mbahen ne pranvere.


Nga MAPO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›