E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm si Feniks

1.

Duke lënë pas llogaritjen e kohës, shqiptarët me portretin e tyre të dalur nga dora e armikut as ndaj vetvetes nuk janë besnik. Këtë mbushje dikush e kupton si mbret pa fron.

Për hir të tyre është edhe një i tretë, një i tretë dhe një i dytë.

Me yllin e talljes yllin e të gjithave, për një natë fantazie kemi të drejtë. Nuk është vonë. Duke ndërruar rolet ia vlenë të presësh. Për pak, por vetëm për pak, kush do të shpëtojë nga çmenduria?

Shqiptarët me portretin e tyre të dalur nga dora e armikut anembanë botës i takova.

Në të ardhmen e lirë duan të jenë dikush tjetër.

Fati iu ka dhënë një dorë.

Me vijat e portretit të pavizatuar, lirinë për ta mbyllur brenda kufijve të lirisë nuk lejohet çdo gjë. Për ta prekur fundin shkojnë edhe më larg.

2.

Sipas kuptimit të mirë apo të keq të historisë, për të hyrë në skenë mbretëresha mbretëreshës i tha:

Më erdhi të flasim për mëkatet moderne.

Liritë e rrezikshme dhe dritat e kësaj bote.

Populli i fjalës gojore dhe i fjalës së shkruar pa e kuptuar dhe pa e ditur pse tri herë u nda e tri herë u pagëzua për ta rigjetur veten.

Ky hap ka shekuj në mes.

Për kohën e ardhshme që krijon ndjenjën e vetmisë shkon më larg se gabimi i parë.

Gabimi që lë pas diçka të humbur, të gjetur e të djallëzuar.

Në pyetjen: - Pas vdekjes së Akilit kush e mori helmetën e Akilit?

Mbretëresha mbretëreshës i tha:

- Helmetën e Akilit fshehurazi e mori Atena që të mbrohej e mos ta shihte Areu i fuqishëm.

Ndikimi i mbretit është i madh.

“Vdiq mbreti, rroftë mbreti!”

Ai urdhëroi për ta punuar Kalin e Trojës

Kalin i cili nga një vend i largët pas luftës kthehet në vendlindje me një mashtrim dhe të tjera mite, legjenda, histori që janë më shumë se një e kaluar që u takon të tjerëve. Duke ndarë kohën nga koha kërkon kuptimin e vet. Në mbretërinë e natyrës për të njohur të vërtetën e fundit.

Ku është e vërteta?...

Më mirë është t’u ikim pyetjeve dhe pritjeve.

Pritjeve dhe figurave skenike të humbura në mjegull.

3.

Duke qenë kohë ka mundur të jetë diçka tjetër. Nuk na është kujtuar as ëndrra e ndërprerë në mes.

E vërteta që na shikon shkon përtej vetes. Me legjenda dhe pyetje të largëta e kemi prekur fundin.

Nga frika e kemi kuptuar vetveten. Jo më pak se ëndërra që kërkon pak.

Nga një shekull në tjetrin më shumë nga hijet se sa nga hijet. Arti i vizatimit rrezikon kalimin. Mes hënës dhe botës nxjerr fatin.

Përse vjen deri këtu?

Deri atje ku nuk jam unë që e humba veten për ta gjetur veten. Urtësia kërkon besim. Nuk mund të jetë vetëm fjalë.

Me vend apo pa vend, për vetminë në vetmi, gjëja e fundit që vjen drejt është vdekja.

Më në fund nga padurimi, çfarë bote, bota e saj? Nga padurimi meriton besim.

Në Tokën e Hijeve dhe ngjyrar, edhe vijat nuk janë fshehtësi e madhe. Për të mos i harruar i vizatojmë. Aty nuk përfundon asgjë tjetër pos një ëndrre, botën e së cilës e njohim si pasqyrimi i vetvetës.

4.

Sa kemi ndryshuar. Më s’kemi për t’i dhënë gjë njëri-tjetrit. Edhe kjo vetmi do të kalojë…

Fundi nuk ditka të sillet rreth diellit. Më mirë do të rrinte pezull, sepse askush s’ka zemër…

Si përgjigje erdhi një valë.

Deti kur do me të marrë, të merr.

Kur ngrihet në këmbë zemrën e ka të madhe.

Kur mbyllet në një valë kërkon tokën e djegur. Për kohën që sillet në rreth njeriu ka humbur shumë ditë shumë netë rreth botës së vet kur sheh një ëndërr të keqe shkon te psikiatri ose kërcen nga ura.

E në maje të Kullës së Ajfelit, te lumi Sena e te Notër dam d’Paris puthen të palindurit.

Unë si hije e papritur mbeta pa fjalë.

Për jetën e përtejvarrit presim tepër gjatë.

Të mos e përmend kohën e humbur, i thashë vetes se, unë jam unë. Këto fjalë për herë të parë i kuptova kur u binda se atoo sfidojnë erën, kohën, njeriun dhe janë jeta e gurit që është një kohë e ngrirë.

5.

Si qëndron puna me romantizmin e thellë të shqiptarëve? Ka dëgjuar kush për ta? ǒrrugë kanë marrë?... ǒlargësi kanë humbur?...

Mund të tingëllojë keq, por nuk vizatohet ndryshe.

Nga e keqja dhe e mira puthën tokën. Qeshën.

Sa për të zënë miqësi. Eh, sa për të zënë miqësi…

Im atë me vazhdimësinë e jetës së tij sheh larg, futet në mbretërinë e kujtesës. Me pamjen e mbledhur në heshtje duket hije. Vitet portretin e bëjnë më shprehës. Me vija e shenja të zakonta që shpalosin moshën. Rileximin e futur me detaje të jetës së dikurshme.

6.

Ndryshe nga të tjerët, fillova një bisedë dhe kapa diçka për të thënë. Nga shpejtësia dhe mashtrimi nuk mund të shtoj asgjë. Ajo që flitet nuk vlen të flitet.

Kjo anë e fshehtë është e qartë. Mund të jetë koha e tashme dhe koha e harruar.

Nga koha e harruar ngadalë bie mjegulla. Afër apo larg na shpëton nga historia.

Pasi të çohet mjegulla numëroni plagët. Tokës së djegur matjani temperaturën. Deri në vlim do të rri e pres.

Bota tjetër është shumë e vërtetë. Ka kohë që nuk është parë. Në ecje apo fillim, vetëm si feniks, nuk kemi pse shkojmë më larg. Feniksin askush nuk mund ta arrijë, kur dihet fundi.

Gjarpri megjithatë vlen. S’dua ta lë të më ikë.

Brenda shtëpisë e sheh njeriun.

7.

Më kanë thënë se trimat, trimat, trimat. Dorëzuan vëllanë, vendin, çelësat, kështjellën. Hynë deri aty ku toka lëviz nën këmbë.

Gjysma e popullit ra në gjunjë. Gjysma tjetër i mbylli sytë.

Kështu ia dolën shqiptarët.

Për t’i befasuar vitet me të gjitha llojet e punëve. O zot mos i ngarko më shumë. Duke lënë pas llogaritjen e kohës shqiptarët me portretin e tyre të dalur nga dora e armikut as ndaj vetvetes nuk janë besnik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›