Vetëm unë, fituesi i “Big Brother”
Autori i Lajmit: red.
Virusi
Gjthnjë ka patur një rol jo shumë komod, duke qenë se i ka takuar të ulet mbi kolltukun e zi. Virusit, analisti i edicionit të dytë “Big Brother Albania” i është dashur gjithnjë që të thotë të zezën mbi të bardhë për banorët në këtë reality shoë. Në këtë pozicion, ai nuk ka qenë komod pasi shpesh është gjykuar si i ashpër, megjirthatë ai vetë nuk mendon kështu: “Unë edhe në jetë jam shumë direkt, nuk do të thosha i ashpër… Unë kam komentuar vetëm lojën e banorëve brenda shtëpisë, edhe në jetë na ndodh që e vërteta të na dhembë, prandaj aty kam folur të vërtetën dhe për këtë arsye ndoshta edhe banorët kanë pasur siklet”. Ndërkaq, duket se i ka mbetur peng që nuk ka qenë vetë njëri prej banorëve të “Big Brother Albania”, pasi ai shprehet i sigurtë që, nëse do të kishte hyrë brenda atyre mureve – do të kishte fituar! Sipas tij, as në edicionin e parë dhe as në këtë të dytin, nuk ka patur ndonjë kandidat nga Kosova që më të vërtetë të përfaqësonte aq shumë vlera, sa të meritonte çmimin e parë. “Këtë vit ne kishim hapësirë më të madhe, por përsëri niveli ishte shumë i ulët, dhe derisa ky nivel prezantohet publikisht, atëherë i bie se vërtet ky është niveli ynë. Sa i përket vendit të parë, atë e përcaktojnë votat e publikut dhe po të isha unë pjesëmarrës, ju garantoj se do ta merrja pa problem”, thotë Virusi. Me këtë opinion dhe me vazhdimin e intervistës për “Kosova Sot”, Virusi u ka kthyer një përgjigjie të gjithë atyre që mendojnë se “konkurrentët nga Kosova janë vetëm vizitorë në “Big Brother Albania 2”, sepse edhe nëse e meritojnë vendin e parë atyre nuk iu jepet”.
Virus, si u bëtë analist i “Big Brother Albania 2”?
Fillimisht konkurrova për t u futur në shtëpi si banor, por “Big Brother” nuk ma lejoi një gjë të tillë, pasi profesioni im prej aktori dhe prezantuesi ishin në kundërshtim me rregullat e një formati të tillë televiziv. Pastaj, pas disa takimeve më ofruan pozitën e opinionistit, që e pranova me shumë dëshirë dhe siklet në të njëjtën kohë, sepse ishte një eksperiencë e re për mua.
Shumë kosovarë mendojnë se konkurrentët nga Kosova janë vetëm vizitorë në “Big Brother Albania 2”, sepse edhe nëse e meritojnë vendin e parë atyre nuk iu jepet. Si mendoni ju për këto deklarata?
Arsyeja kryesore pse unë doja të futesha në shtëpi si banor ishte pikërisht kjo, sepse në edicionin e parë nga Kosova ka qenë vetëm një vajzë pa ndonjë aftësi të veçantë as në komunikim, dhe as në ndonjë fushë tjetër të caktuar. Ka qenë një vajzë, thënë ndryshe, pa ndonjë nivel ose nën nivelin e mesatares së një të riu nga Kosova. Fatkeqësisht, edhe në edicionin e dytë nga Kosova nuk pati ndonjë kandidat interesant që do të konkurronte përballë banorëve të tjerë. Këtë vit ne kishim hapësirë më të madhe, por përsëri niveli ishte shumë i ulët, dhe derisa ky nivel prezantohet publikisht, atëherë i bie se vërtet ky është niveli ynë. Sa i përket vendit të parë, atë e përcaktojnë votat e publikut dhe po të isha unë pjesëmarrës, ju garantoj se do ta merrja pa problem.
Ju, në të shumtën e rasteve, keni bërë komente që janë cilësuar si të drejtpërdrejta, ku banorët janë ndier në siklet. Pse keni qenë aq i ashpër?
Unë edhe në jetë jam shumë direkt, nuk do të thosha i ashpër. Pozicionimi im në kolltukun e zi më ka bërë shpesh të dukem i tillë nga shikuesit. Unë aty kam komentuar vetëm lojën e banorëve brenda shtëpisë, edhe në jetë na ndodh që e vërteta të na dhembë, prandaj aty kam folur të vërtetën dhe për këtë arsye ndoshta edhe banorët kanë pasur siklet.
Çfarë mendimi keni pasur në fillim të spektaklit për banorët dhe çfarë mendimi keni tashmë, kur ky shou ka përfunduar?
Shumë pak ka ndryshuar mendimi në fillim dhe në fund. Kam pasur dy përjashtime, një me Adelën dhe një me Mozën, përndryshe të gjitha parashikimet e mia kanë dalë të sakta nga fillimi e deri në fund të spektaklit.
Po për Liritën dhe Mozën çfarë mendimi keni. A kanë qenë të denja për ta përfaqësuar Kosovën në këtë spektakël?
Në këtë shou pjesëmarrësit garues përzgjidhen në bazë të disa kritereve që i përcakton autori. Në “Big Brother”, të gjithë banorët përfaqësojnë veten a tyre, por çdoherë nëse gjendesh në një rreth tjetër jashtë vendit tend, ti për shikuesin je edhe model i përfaqësimit të atij rrethi, ndërsa sa u përket banoreve që i përmendët mua më vjen shumë keq për nivelin e tyre. Ato nuk kanë pasur aftësi të prezantojnë veten e tyre e lëre më të përfaqësojnë një rreth më të madh.
Në të shumtën e rasteve, gjatë spektakleve, të shtunave, keni thënë se aspak nuk kuptohen batutat e Adit, pse keni menduar kështu?
Adi është tironc i vjetër, përveç kësaj ai ka pasur ndryshim shumë të madh në moshë me banorët e tjerë dhe Adi filloi të duket vetëm pas muajit të parë.
Qetsori doli fitues i “Big Brother Albania 2”. Sipas jush, a është pikërisht ky personi që duhej ta fitonte Big Brother Albania 2”?
Sori është pozicionuar në rolin kryesor që në ditët e para, dhe ai është vënë re me sens protagonizmi që atëherë, kështu që ai e shfrytëzoi këtë përparësi ndaj të tjerëve dhe fitoi me meritë.
A do të jeni edhe vitin e ardhshëm në rolin e opinionistit në “Big Brother Albania 3”?
Të shohim, ndoshta edhe jam.
Çfarë është duke bërë Virusi pasi përfundoi “Big Brother Albania 2”?
Pas “Big Brother -it, i jam kthyer jetës dhe projekteve të tjera. Këtë vit kam angazhime në disa projekte filmi në Shqipëri, kam oferta për shou në TV, të shohim se çfarë do të ndodhë.
Kush fshihet pas nofkës”
Luftëtari Basri Shala, alias Virusi
Quhet Basri Shala, por të gjithë e njohin me nofkën Virusi. Një nickname qe historia i nis që nga lufta. “Virus, është nofka që e mbaj nga lufta. Nofkat, zakonisht, vihen për të fshehur identitete, dhe si e tillë më ka shërbyer edhe mua. Jam i sigurt se lexuesit e dinë që luftëtarët e UÇK-së, në fillim kanë qenë të detyruar të fshehin identitetet e tyre, për arsyen e vetme se, duke u zbuluar ata, rrezikoheshin familjet e tyre. Këtu flasim për fillimet e luftës, para daljes publike të UÇK-së. Virus me kanë emëruar disa bashkëluftëtarë, që tani nuk janë më në mesin tonë, i takojnë pavdekësisë”, shpjegon Virusi apo Basri Shala. Ai ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë, dega Aktrim, në klasën e Enver Petrovcit. Pra, profesioni i tij është aktor. Virusi është i martuar me një vajzë kosovare që quhet Arbërie, me të cilën ka djalin Alaron.
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009