Përdhunoi vajzën për 5 vite, 14 vjet burg “babait monstër”
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 14 vjet burg “babanë monstër”, që për vite me radhë ka përdhunuar vajzën e tij të mitur. Ndonëse ngjarja është skandaloze dhe kemi dëgjuar të ndodhë shumë larg vendit tonë, këtë herë ngjarja ka ndodhur në Tiranë, kur një vajzë ka denoncuar të atin se e kishte përdhunuar që në moshën 13 vjeçe. Gjykata e dënoi me 14 vjet burg, 3 vjet më pak nga ç kërkoi prokuroria. Organi i akuzës i kërkoi gjykatës cilësimin fajtor dhe dënimin me 17 vjet burg për Ramadan Isufajn, i cili abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur. Sipas përfaqësuesit të organit të akuzës, është provuar se Isufaj ka abuzuar seksualisht me të bijën që kur ajo ishte 13 vjeçe. Në vëmendje të trupit gjykues prokuroria solli dhe kërcënimet që babai monstër i bënte vajzës që të mos tregonte në polici për abuzimet. 58-vjeçari Ramadan Isufaj, me banim në Laknas, zonë periferike e kryeqytetit, përfundoi në qeli një vit më parë, pas denoncimit në Komisariatin nr.5 që bëri vajza e tij, e cila u tha hetuesve që ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj për pesë vite me radhë. Isufaj e pranoi fillimisht akuzën, por më pas u tërhoq duke hedhur poshtë gjithçka.
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009