Qafë-gjashta, SHIK-u në dijeni për ngjarjen
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Masakra e Qafë-gjashtës
SHIK-u kishte dijeni për masakrën e Qafë-gjashtës, kjo ka qenë deklarata e të pandehurit Vladimir Sinani, i cili ka pohuar se Alfred Duka, që aktualisht është një prej avokatëve mbrojtës në këtë proces, duhet të vijë në statusin e dëshmitarit, e jo të jetë avokat. I pandehuri Sinani ka vazhduar të pohojë se SHIK-u i asaj kohe mund të tregojë si qëndron e vërteta, pasi sipas tij, Shërbimi Informativ Kombëtar ka pasur informacion të plotë për atë që ndodhi në Qafë-gjashtë. Deklarata e të pandehurit ka ardhur menjëherë sapo gjyqtari ka vendosur të shtyjë procesin për shkak të mungesës së avokatëve. Vladimir Sinani, së bashku me vëllanë e tij, Nestor Sinani, si dhe disa të pandehur të tjerë, pretendojnë për pafajësi duke pohuar se nuk kanë qëlluar ata mbi policinë, por ata ishin në Qafë-gjashtë për të ruajtur rendin nga turmat e irrituara dhe sipas tij, këtë fakt e dinin të gjitha strukturat shtetërore që më pas hodhën akuza mbi ta.
Deklarata
Vladimir Sinani nuk ka hezituar çdo seancë që të hedhë akuza ndaj gjykatës dhe strukturave shtetërore të asaj kohë në Sarandë. Ai në çdo seancë ka pretenduar pafajësinë, duke pohuar se ka qenë atje për të ruajtur rendin dhe qetësinë. “Deklarata e tij e djeshme tregonte se SHIK-u ka pasur dijeni për këtë ngjarje duke e lidhur këtë me ish-kreun e SHIK-ut në Sarandë, Alfred Duka, aktualisht avokat i njërit prej të pandehurve. Vladimir Sinani ka deklaruar gjithashtu se autorë janë persona të tjerë. “Na kanë sjellë gabimisht. Ngjarja është e rëndë, se ka ikur një jetë personi. Na kanë marrë me forcë. Sa herë na kanë thirrur për të dhënë shpjegime, jemi paraqitur. Po të isha vetëm një grimcë fajtor, do të isha larguar nga Saranda, ashtu siç kanë bërë të tjerë persona”, - ka deklaruar i pandehuri Vladimir Sinani.
Unë kam nxjerrë nga makina e djegur trupin e pajetë të efektivit të vrarë, Gjergji Mehmeti dhe e kam mbështjellë atë me çarçaf”.
Seanca
Seanca e djeshme është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës. Në këtë seancë do të dëgjoheshin të tjera dëshmi të kërkuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dëshmitë e dhëna deri më tani kanë qenë të dyzuara, pasi ka pasur shumë dëshmitarë që kanë pohuar se i kanë parë të pandehurit duke gjuajtur me armë, ndërsa shumë të tjerë kanë pohuar se personat që ndodhen në kafazin e hekurt të gjykatës, nuk janë parë që të vrasin autorin apo të torturojnë oficerin tjetër. Të pandehurit e këtij procesi janë Vladimir Sinani, Eduart Çipa, Alqi Paguni, Admond Sejko, Agron Qurku, Aleksandër Bala, Mikel Këndezi, Nestor Sinani, Arben Këndezi dhe Ristan Lapa. Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas prokurorisë, më 4 mars 1997, disa efektivë të policisë së Vlorës, Gjergj Mehmeti, Sokol Bizhga, Myzafer Blushi dhe Eduart Aliaj kanë rënë në një pritë të armatosur në vendin e quajtur Qafa e Gjashtës. Ata po ktheheshin drejt Vlorës, pasi nuk kishin mundur të rivinin në funksion Komisariatin e policisë së Sarandës.
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009