E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga policit dhe dy studentëve

Autori i Lajmit: red.
Një polic dhe dy studentë kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën e trafikut të drogës. Gjithçka është realizuar në kuadër të operacionit të koduar “Kursanti”, duke vendosur nën pranga tre persona për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”. Burime nga policia bëjnë të ditur se është realizuar goditja e një baze problematike të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Kinostudios dhe Kombinatit në Tiranë, duke arrestuar në flagrancë shtetasit Julian Plaka, 21 vjeç, student në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Vlorë, Ardit Hoxha, 21 vjeç, student në Fakultetin e Infermierisë Tiranë dhe Shkëlzen Kërçuku, 23 vjeç, punonjës policie Kursant. Arrestimi është realizuar dje në afërsi të kryqëzimit të farmacisë Nr.10 Tiranë, ku Ardit Hoxha dhe Julian Plaka, të cilëve, pas një kontrolli të ushtruar, iu gjet me vete një çantë, brenda së cilës ndodhej një sasi bime e dyshuar narkotike, e cila ishte e paketuar dhe me peshë 3 kg e 444 gr. Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën ku akomodohej pranë godinave të Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, studentit Shkëlzen Kërçuku iu gjet edhe sasia prej 478.6 gr lëndë e dyshuar kanabis sativa. Aktualisht vazhdon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të hetuar më tej mbi persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Ky lajm është publikuar: 25/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›