E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëplagoset me armë zjarri 27-vjeçari



FIER - Vetëplagoset aksidentalisht me armë zjarri një 27-vjeçar në Fier. Sipas burimeve, Enrik Hoxha është gjetur i plagosur në një nga rrugët e lagjes "15 Tetori", pranë shinave të trenit. Ai ka kërkuar ndihmën e kalimtarëve për ta shoqëruar në spital, pasi kishte marrë një plumb në këmbë. Qytetarët kanë njoftuar menjëherë policinë. Ndërsa një ambulancë e spitalit mbërriti në vend, duke e nisur me urgjencë të riun e plagosur për ndihmë mjekësore. Sipas policisë, pasi i plagosuri Hoxha është përmendur dhe është marrë në pyetje rezultoi se ai ishte vetëplagosur aksidentalisht. Blutë nisën hetimet edhe për armën që posedonte i riu, por deri në orët e mbrëmjes nuk ishte lokalizuar vendi ku e Hoxha e kishte fshehur atë. Ai iu nënshtrua një operacioni ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, 27 - vjeçari pasi të përmirësohet do të arrestohet për armëmbajtje pa leje. Fillimisht blutë e Fierit dyshuan për plagosje dhe nisën hetimet për të identifikuar autorët e mundshëm të saj. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›