E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, tre në pranga për drogë e armë



TEPELENE - Operacioni i koduar "Bashkëpunimi", i organizuar nga Policia e Tepelenës në fshatin Maricaj çoi në pranga tre persona me armë zjarri dhe 2.5 kg marijuanë. Nertil Guci, 26 vjeç, Baftjar Guci, 67 vjeç dhe Ervis Tringa, 23 vjeç u arrestuan mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë, në banesën e Nertil Gucit u gjet lënda narkotike me peshë 2.5 kg, e paketuar në dy qese plastmasi, e cila gjendej brenda një çante shpine. Veç sasisë së drogës, 26-vjeçarit iu gjet edhe një armë gjahu pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e Baftjar Gucit, blutë sekuestruan një armë automatike model 56, së bashku me një krehër me 20 fishekë të po të njëjtit model. Fill pas këtij kontrolli, policia ka arrestuar në flagrancë rreth 500 metra larg banesës së tij edhe shtetasin Ersis Tringa, i cili kishte në duar në momentin e kapjes një pushkë. Ai po tentonte ta fshihte atë pasi kishte mësuar kontrollin e policisë. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›