E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veteranët: Të mos njihet autoriteti i EULEX-it

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 12:29

Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së u bën thirrje të gjithë veteranëve të luftës, që të mos njohin autoritetin e EULEX-it në Kosovë, të mos i përgjigjen ftesave të tyre, të mos japin asnjë lloj deklarate pranë organeve të këtij misioni në asnjë rrethanë, edhe në rast se arrestohen për të ashtuquajtura krime të luftës.

Në një komunikatë për media të OVL të UÇK-së thuhet se qëllimi i vetëm i arrestimeve dhe keqtrajtimi i ish-luftëtarëve të lirisë nga ana e misionit EULEX
është tentimi për të kriminalizuar luftën çlirimtare dhe tentim për barazimin e vlerave të shenjta kombëtare shqiptare me krimet serbe.

Njëherësh, OVL të UÇK-së, i bën thirrje Kuvendit të Kosovës, që të iniciojë menjëherë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, për heqjen e të gjitha kompetencave ekzekutive të EULEX-it.

Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së, duke parë rrjedhën e ngjarjeve, konsideron se miratimi i ligjit për vlerat e luftës nga ana e Kuvendit të Kosovës, është bërë domosdoshmëri për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm në Kosovë.

“Ne kërkojmë që të gjitha subjektet që marrin pjesë në Kuvend, të jenë të bashkuara rreth çështjes së ligjit dhe që i njëjti të mos politizohet, por të miratohet sa më shpejt dhe njëzëri”, përfundon komunikata.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›