E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia pro përfshirjes së Kosovës në programet e BE-së

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 12:33

Sllovakia do të mbështesë nisjen e hapjes së bisedimeve me Kosovën në kuadër të marrëveshjeve që do t’i mundësonte Kosovës, edhe pse ende nuk është njohur si shtet nga të gjithë anëtarët e BE-së, të përfshihet në programet e saj.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Sllovakisë.

Në fazën e parë fjala është për programin, Kultura dhe Qytetari për Evropën, ndërsa diplomacia sllovake i ka kërkuar qeverisë që ta mbështesë përfshirjen e Kosovës në të.

Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet, mirëpo nuk ka dëshirë që ta bllokojë zhvillimin social dhe ekonomik të saj e as afrimin me BE-në. Për këtë arsye, Bratislava zyrtare, ka insistuar që Komisioni Evropian të arrijë me Kosovën, marrëveshje që janë neutrale ndaj statusit duke respektuar kështu qëndrimin e 27 vendeve anëtare të BE-së.

Siç raporton agjencia sllovake e lajmeve, TASR, "Sllovakia mbështetë zhvillimin social e ekonomik të Kosovës. Ky qëndrim mbahet pasi është interesi i Sllovakisë që të krijojë stabilitet në rajonin e Ballkanit perëndimor pjesë e të cilit është Kosova. E njëjta agjenci citon Ministrinë e Jashtme të Sllovakisë duke thënë se gjithashtu interes i këtij shteti është edhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›