Hija e Guardioles mbi Ancelotin
Karlo Anceloti nuk eshte se trembet perpara zerave gjithnje edhe me kembengules ne lidhje me nje lamtumire te mundshme te tij nga Celsi ne fund te ketij sezoni. E fundit per sa i perket rendit kohor i perket vullnetit te padronit te Blues Roman Abramovic i cili mund te vendose per zevendesimin e trajnerit italian me Pepe Guardiolen dhe te rikrijoje ne Stamford Bridge modelin fitues te Barcelones. Guardiola ne vendin tim - ka komentuar italiani Anceloti. - Nuk e kam idene por trajneret jane gjithnje te fundit qe marrin vesh gjera te tilla. Gjithsesi kjo eshte nje gje qe nuk na intereson. Mendojme vetem te punojme dhe te pergatitemi per impenjimet tona te ardhshme.
Moment i veshtire ndash E ardhmja e ish-trajnerit te Milanit gjithsesi mbetet ne dyshim. Celsi ka humbur kryesimin e Premier League dhe ne muajin nentor ka grumbulluar vetem kater pike ne pese ndeshjet e fundit e vetmja fitore ne kampionat ka ardhur me nje rezultat te ngushte 1-0 ndaj Fullhemit. Gjera po ecin disi me mire ne Champions League ku kualifikimi per ne 1/8-at ka ardhur dy ndeshje para perfundimit te takimeve ne grupe. Te shtunen klubi ka konfirmuar se pas lamtumires se parakohshme te zevendesit Ray Uilkins edhe drejtori sportiv Frank Arnesen do te largohet ne fundin e sezonit. Ne vendin e tij do te duhet te vije Tksiki Beguiristain i cili ka punuar me Guardiolen te Barcelona. Mund te jete nje paralevizje e nje nderrimi trajneresh nga ana e Abramovic megjithese kampionati dhe FA Cup e fituar ne sezonin e kaluar dhe objektivat per tu arritur kete vit jane ende ne loje per Celsin.
Roma e therret - Anceloti qendron i qete dhe pret te rikuperoje demtimet e luksit si Lampard e Terri. Pastaj trajneri nuk ka pse te jete kaq i shqetesuar nga perfundimi i parakohshem i aventures se tij londineze. Sipas se perditshmes angleze The Independent ne fakt e ardhmja e Ancelotit mund te jete te Roma. Klubi verdhekuq shkruan The Independet ka kontaktuar teknikun menjehere pasi ka marre vesh marredheniet jo te mira mes italianit dhe klubit Blues. Si ish-verdhekuq Anceloti nuk e ka fshehur kurre deshiren qe nje dite te mund te stervise Romen dhe hipoteza e nje rikthimin te mundshem ne kryeqytetin italian ndoshta pas nje tjeter suksesi me Celsin mund te jete nje largim i mire nga skena per Ser Karlon.