E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialdemokrate kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe e cilëson atë si pjesë e prapaskenave të qeverisë me kompaninë blerëse të OSSH-së. Nënkryetari i PSD-së Pajtim Bello tha dje se vendimi ishte një marrëveshje e turpshme e qeverisë mbi kurrizin e shqiptarëve. “Ende pa kaluar akoma procedurat e miratimit në komisionet parlamentare të marrëveshjes së shitjes së OSSH, filluan të dalin në shesh prapaskenat e qeverisë me kompaninë blerëse për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, që në janar të 2010. Në këtë skenar për më keq është përfshirë edhe kompania blerëse e OSSH-së sepse për vitin 2009, që është një vit elektoral ajo ka rënë dakord që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, por ta përfitojë këtë menjëherë në janar të 2010. Sipas Partisë Socialdemokrate, nuk ka përmbushur ende detyrimet për të bërë rritje të çmimit të energjisë elektrike. “Kompania blerëse kur të ketë ulur humbjet teknike, kur të ketë mbledhur këto lekë që nuk mblidhen që janë rreth 70 mln euro në vit atëherë tu drejtohet autoriteteve shtetërore për rritjen e çmimit të energjisë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›