E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nexhmija sulmon nga frëngjitë mediatike të Edi Ramës

Kioskat mediatike të Edvinit janë faktori plus për sulmet e radhës të Nexhmije Hoxhës ndaj institucioneve demokratike dhe fjalës së lirë. Gazetat enveriste po trajtohen si “fëmijë të adaptuar” dhe si llogore ku sulmohen ata që s’lëshojnë pe në aspiratat e tyre perëndimore. Në mendjen delirante të Nexhmijes dhe të të birit të Kristaq Ramës po gjallon ideja e restaurimit të diktaturës, por Zonja e Zezë nuk mund t’ia dalë në agresionin që synon ta kthejë vendin tek e shkuara


Aksioni politik i Edi Ramës në prag të nisjes së fushatës elektorale ka zgjedhur për protagoniste Nexhmije Hoxhën. Përpjekja për restaurimin e nomenklaturës enveriste, është sa e vjetër, aq edhe dritëshkurtër. Por gjithçka po ndodh nga arroganca, nga ideja fikse se tashmë erdhi dita për luftën civile të munguar, për likuidimin e atyre që mbetën nga diktatura 50 vjeçare dhe tranzicioni tashmë 20-vjeçar. Etërit shpirtërorë dhe zonjat e zeza të mbetura ende gjallë janë thirrur të gjitha në rresht, për të mbledhur forcat e për të shkallmuar çka u arrit edhe me trazime, edhe me përpjekje, por së fundmi me pasion e me sakrifica. Por shyqyr që sulmet e fundit ndaj botuesit të gazetës “55” si dhe nihilizmi që po shoqëron anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e ka bërë gjithçka të qartë se e majta ka vetëm një alternativë për këto zgjedhje, ka vetëm një faktor plus, enverizmin, prandaj edhe zgjedhja për shqiptarët është e thjeshtë; është zgjedhja mes të kaluarës enveriste dhe kursit që po na çon drejt realizimit të aspiratës tonë mijëvjeçare, rreshtimit me dinjitet në kombet e familjes perëndimore. Por tashmë është publike se Nexhmije Hoxha po përpiqet për restaurimin e familjes së saj mafioze përmes hipotekave të dyshimta mediatike të Edvin Ramës. S’ka qenë e vështirë se lidhja me Kristaqin ka qenë e ngushtë e tashmë edhe Edvinit i ka ardhur koha të heqë dorë nga anarkizmi e t’i përkushtohet misionit për të cilin u programua dhe u tolerua; përmbylljes së luftës së klasave me ishtë përndjekurit, ish-pronarët dhe të tjera “klasa të përmbysura”. Nuk është sekret se Edi Rama është pronari i një pjese të madhe të medieve në shkruara e elektronike në Shqipëri. Pronësia rrjedh prej gjobave që ai u vendos bizneseve në Tiranë. Ai nuk është vetëm një kaçak që plaçkit karvanët e tregtarëve kryeqytetas, jo vetëm një pirat që grabit në detin e njerëzve të drejtë të këtij vendi, por duhet ta bëjë këtë edhe me gjënë më të shtrenjtë që fituan shqiptarët pas ’90- s, të drejtën e fjalës. Shpeshherë ai cakton artikujt e gazetave, kokat e lajmeve e të televizioneve, tematikat e skeçeve, rubrikat e rrugës sesi duhet pyetur populli, etj. Nuk është aspak çudi të themi se ky njeri që erdhi i palarë nga Parisi dhe me mungesë higjiene të theksuar (siç ka thënë edhe paraardhësi i tij në parti), tashmë në mediat e tij u ka hapur rrugë të lirë materialeve propagandistike të Nexhmije Hoxhës dhe avokatit të saj në atë kohë, hetuesit të diktaturës komuniste, Dhimitër Beshiri, një emër që urrehet fort nga të përndjekurit politikë. Jo vetëm për t’i hapur vend publicistikës që vjen sa nga injoranca e aq nga lesbizmi i shpresuar, por për të sjellë në faqet e gazetave fjalën e Nexhmije Hoxhës, një prej autoreve kryesore të krimit komunist në Shqipëri. Ndoshta ia kanë marrë dorën teksa dinë ta lënë “dobiçin” në ferrë, jo aq për të bërë “sos” në ndonjë katund rrotull kryeqytetit, por ndoshta e dinë ose nuk e dinë se Nexhmije Hoxha nuk është rastësisht produkt mediatik. Ndoshta është rast i rrallë që kryeredaktori i disa gazetave e medieve elektronike është njëherazi edhe pronar i tyre, është redaktor politik, edhe grafist, edhe korrespondent edhe shpërndarës. E mjerë Tirana që nuk qeveriset, por vetëm duron një publicist gjobëvënës që nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin aq të duhur të kryeqytetit. E mjerë Tirana që duron plehrat nëpër rrugët e saj dhe që për fat të keq ia ka besuar rolin e higjienistit një njeriu që kishte probleme të theksuara personale. Por ndoshta këtu duhet theksuar se Nexhmije Hoxha, siç duket, tani është kthyer në Nexhmije Rama sepse dihet se ai tjetri është kthyer në Edi Hoxha, tamam si në kohën kur hynte e dilte në shtëpinë e tyre. Veç ka kudo mjerim kreativiteti. Herë pas herë me lehtësinë më të madhe botohen të njëjtat gjëra, kthehen mbrapsht po ato. Por tani Zonja e Zezë i ka hequr maskat, prandaj edhe gjërat do thuhen më tepër, më hapur, e më shkoqur, për atë e për mercenarët mediatikë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›