Qeveria vendos tavan për taksën ndaj biznesit
Autori i Lajmit: red.
Qeveria u vendos një kufi prej 10 % drejtuesve të qeverisjes lokale për vendosjen e taksës mbi biznesin e vogël. Ndryshe nga disa ditë më parë kur paralajmëroi këtë iniciativë të qeverisë që drejton, kryeministri Sali Berisha solli një shembull konkret të asaj që e cilësoi abuzim në kurriz të biznesit të vogël. Ai lexoi një mesazh të mbërritur në celularin e tij, ndërsa tha se disponon plot një dosje me ankesa të kësaj natyre.
Kryeministri tha se biznesi i vogël përbën gjeneratorin e punësimit të vend me minimalisht 200 mijë vetë të punësuar. Ai solli në kujtesë vendimin e hershëm të qeverisë, që përgjysmoi taksat dhe uli ndjeshëm qiratë që rezultonin siç dhe citoi, më të larta se në disa vende të BE-së. Rritjen e pensioneve dhe pagave më 1 maj, Kryeministri e cilësoi po aq një masë në ndihmë të biznesit të vogël, duke dhënë këtë argumentim. Kryeministri shprehu në të njëjtën kohë gatishmërinë për t iu përgjigjur të gjitha nevojave që kanë bashkitë dhe komunat, por paralelisht theksoi se qeveria mbetet e vendosur t i japë fund abuzimit me taksat, të disa drejtuesve lokale. Në mbledhjen e qeverisë Kryeministri sqaroi skemën e qeverisë për rimbursimin e kategorive të qytetarëve, që përfitojnë subvencion për kartat e identitetit. Ai dha porosi të qarta për kryetarët e komunave të blejnë kuponat për qytetarët që marrin ndihmë ekonomike. Të njëjtën praktikë do të ndjekin dhe universitetet. Për të gjitha ato kategori që përfitojnë subvencion dhe që nuk blejnë kartat e reja të identitetit, kryeministri paralajmëroi sanksione. Mbledhja e qeverisë miratoi dhe ligjin për financimin e bashkësive fetare. Kryeministri tha se institucionet fetare kanë kontributin e vyer të kthimit të vendit nga Shqipëria e ateizmit të imponuar në Shqipërinë e vlerave njerëzore dhe hyjnore. Duke ndjekur këtë arsyetim, kreu i qeverisë vlerësoi miratimin e ligjit, një detyrim madhor të shtetit.
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009