Avokati i Popullit bullgar: Miratoni Gjykatën Administrative
Avokati i Popullit i Bullgarisë
ka zhvilluar dje një takim në
Gjykatën e Lartë, ku është pritur
nga kryetari i Kolegjit Penal, Gani
Dizdari. Anëtarët e Gjykatës së
Lartë i kanë bërë një përshkrim
të detajuar të sistemit gjyqësor
në vendin tonë, si dhe e kanë
njohur avokatin Ginyo Ganev
me sistemin e funksionimit të
Gjykatës së Lartë. "Shkëmbimi i
eksperiencave me vendet e Ballkanit,
tashmë pjesë e Bashkimit
Evropian, do t‘i jepte drejtësisë
dhe gjyqësorit shqiptar një ndihmë
konkrete për të arritur nivelet
e kërkuara ndërkombëtare, jo
vetëm në sektorin e gjyqësorit,
por të të gjithë drejtësisë dhe
fushës së mbrojtjes së të drejtave
të njeriut", thanë anëtarët e
Gjykatës së Lartë. Sipas Avokatit
të Popullit bullgar, sistemit të
gjyqësorit në Shqipëri duhet t‘i
shtohet sa më shpejt Gjykata Administrative,
e cila është një nga
kërkesat kryesore të Bashkimit
Evropian, si një nga mbështetëset
kryesore të të drejtave të njeriut,
që ka të bëjë thelbësisht me një
administrim të mirë, si një e
drejtë kushtetuese e çdo qytetari.
ka zhvilluar dje një takim në
Gjykatën e Lartë, ku është pritur
nga kryetari i Kolegjit Penal, Gani
Dizdari. Anëtarët e Gjykatës së
Lartë i kanë bërë një përshkrim
të detajuar të sistemit gjyqësor
në vendin tonë, si dhe e kanë
njohur avokatin Ginyo Ganev
me sistemin e funksionimit të
Gjykatës së Lartë. "Shkëmbimi i
eksperiencave me vendet e Ballkanit,
tashmë pjesë e Bashkimit
Evropian, do t‘i jepte drejtësisë
dhe gjyqësorit shqiptar një ndihmë
konkrete për të arritur nivelet
e kërkuara ndërkombëtare, jo
vetëm në sektorin e gjyqësorit,
por të të gjithë drejtësisë dhe
fushës së mbrojtjes së të drejtave
të njeriut", thanë anëtarët e
Gjykatës së Lartë. Sipas Avokatit
të Popullit bullgar, sistemit të
gjyqësorit në Shqipëri duhet t‘i
shtohet sa më shpejt Gjykata Administrative,
e cila është një nga
kërkesat kryesore të Bashkimit
Evropian, si një nga mbështetëset
kryesore të të drejtave të njeriut,
që ka të bëjë thelbësisht me një
administrim të mirë, si një e
drejtë kushtetuese e çdo qytetari.