Shkodër, përplasen 3 makina, viktimë një 45 vjecar
Si pasojë e një aksidenti rrugor ku u përfshinë tre automjete gjeti vdekjen nje 45 vjecar ndersa u plagosen, por jashte rrezikut per jeten 2 persona te tjere. Policia shoqeroi nje person
SHKODËR- Një 48 vjeçar nga rrethi i Shkodrës gjeti vdekjen dje në mbrëmje, ndërsa dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti rrugor ku u përfshinë tre automjete.
Aksidenti, sipas burimeve zyrtare të policisë, ndodhi në kthesën e fshatit Beltojë të komunës Berdicë në rrethin e Shkodrës. Si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme 48 vjeçari Gjon Shulza, banor i fshatit Reç të komunës Velipojë, i cili drejtonte mjetin tip benz me targë TR 6074 M, ndërsa u plagosën shtetasit Gj.SH dhe R.Sh, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër. Dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Shkodrës, shtuan burimet.
Në aksident u përfshi dhe një automjet tip kamion, drejtuesi i të cilit, Fatbardh Boshti, 35 vjeç, nga Shkodra, është shoqëruar në komisariat, ku po i nënshtrohet hetimeve rreth kësaj ngjarjeje.
(d.b/BalkanWeb)