E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana sfidon Lampardin dhe Karlo Ançelotin

 

Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, do përballet sot me skuadrën e Çelsit, në ndeshjen e tij të dytë zyrtare me Sandërlendin. Për të pritet të jetë një detyrë sa e vështirë, por aq edhe interesante. 26-vjeçari i Kombëtares do të sfidojë mesfushorin Frenk Lampard, me të cilin parashikohet të ketë një duel individual në fushën e lojës. Ndërkohë, një sfidë indirekte do ketë edhe me trajnerin italian, Karlo Ançeloti, ku do ketë shansin që t’i tregojë vlerat e tij. Media britanike e vlerëson potencialin e Lorik Canës, ndaj parashikon një lojë mjaft të fortë nga ana e tij. Së bashku me Katermol, shqiptari do të formojë dyshen e mesfushës së Sanderlendit dhe që të dy kanë një rol mjaft të rëndësishëm në lojën e ekipit. Në javën e parë të Premier Ligës, Sandërlendi i Canës fitoi jashtë fushe 1-0 me Boltonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›