E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshje nervash për rivalët e plejofit



Liga e Kampioneve rifillon sot me ndeshjet e play-ofit, në të cilat njëzet ekipe do të luftojnë për dhjetë vendet e mbetura nga faza e grupeve.

MODESTET NË LUFTË
Për skuadra të tilla si Arsenali dhe Olimpiku i Lioni frika se nuk mund të marrin pjesë në kompeticioni e parë për klubet në Europë, duket se nuk ekziston. Në të njëjtën kohë, historia duket se flet për Sherifin dhe Ventspilis, pasi dy formacionet nga respektivisht nga Moldavia dhe Letonia janë në luftë për një vend në majën e klubeve europiane.

MATURIA E ARSENALIT
Arsenali, ashtu si Lioni, do të përballet me kundërshtar të vështirë në rrugën drejt fazës së grupeve, kur formacioni londinez do të luajë kundër skocezëve të Sëlltikut. Të dyja skuadrat fituan ndeshjet hapëse në kampionatet e vendeve të tyre, por gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampioneve, arritën një fitore mbresëlënëse 6-1 kundër Evertonit në transfertë. “Besimi ynë është rritur nga rezultati, por duhet të jemi në gjendje alarmi pasi e dimë se çdo ndeshje është e ndryshme”, - tha trajneri Arsen Venger. “Varet nga ne për të treguar sesa jemi pjekur si ekip”.

TEST PËR LIONIN
Lioni synon për të marrë pjesë për herë të dhjetë rresht në fazën e grupeve, por për herë të parë qysh nga edicioni 2000-2001 duhet të përballet në një raund kualifikues dhe nënkampionët e Belgjikës, Anderleht mund tua bëjë jetën të vështirë. Panathinaikos dhe Atletiko e Madridit, të dyja arritën sezonin e kaluar në raundin e parë me nokaut, por tani do të luftojnë midis tyre për një vend në fazën e grupeve. Sportingu i Portugalisë dhe Fiorentina e Italisë do të luftojnë gjithashtu midis tyre.

START I VËSHTIRË
Sportingu ka diçka në avantazh në raport me skuadrën greke, pasi zhvilloi ndeshjen e parë në kampionatin portugez, ku barazoi 1-1 me Nacionalin, ndërkohë që Fiorentina e Sesare Prandelit, do të luajë në “Hoze Alvalade” ndeshjen e parë sezonale. Timosoara do të përballet me kampionët e Bundesligës 2007, Shtutgardit, me shpresën për të zënë një vend në fazën e grupeve. Një vend për herë të parë në fazën e grupeve synojnë edhe Sherif, Ventspils, Zyrih, Apoeli (i Altin Haxhit), Debreceni.

NDRYSHIMI I OLIMPIAKOSIT
Olimpiakosi do të përballet me kampionen e Moldavisë, Sherifin, teksa formacioni grek synon rikthimin në fazën e grupeve pas mungesës së vitit të kaluar. Olimpiakosi u eliminua nga Anorthosis Famagusta e Temuri Ketsbaiës në raundin e tretë kualifikues të sezonit 2008-2009, teksa eshtë pikërisht trajneri gjeorgjian që ka marrë përsipër kalimin e tyre të sigurt në këtë raund.

SHPRESAT E VENTSPILISIT
Apoel dëshirion të rivalëzojë arritjen e klubit tjetër qipriot, Anorthosis Famagusta, kur të përballet me danezët e Kopenhagenit, ndërkohë që Salzburgu do të ndeshet me Makabi Haifan dhe Levski e Sofjes me kampionët e Hungarisë, Debrecen. Kampionia e Letonisë, Ventspilis, shpreson te ndryshimi i trajnerit për të kaluar zviceranët e Zyrihut, pasi italiani Nuncio Zavetieri zëvendësoi Roman Grigorçukun vetëm tetë përpara ndeshjes së parë në Riga.

Box:
NDESHJET
Ndeshjet e para do të luhen të martën e të mërkutën, ndërsa ato të kthimit javën e ardhshme. Skuadrat humbëse do të vazhdojnë fushatën e tyre europiane në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

LIGA E KAMPIONEVE
FAZA E PLEJOFIT

Ndeshjet e para
18.08.2009
(Të kthimit, 26.08)

Sëlltik-Arsenal
Timosoara-Shtutgard
Sporting-Fiorentina
Sherif-Olimpiakos
Kopenhagen-Apoel

19.08.2009
(Të kthimit, 25.08)

Levski S.-Debreceni
O.Lion-Anderleht
Salzburg-Makabi Haifa
Ventspilis-Zyrih
Panathinaikos-Atletiko Madr.

UEFA hap garën
e më të mirëve

UEFA, qeveria e futbollit evropian përcaktoi kandidaturat për portierin, mbrojtësin, mesfushorin e sulmuesin më të mirë të sezonit të kaluar të Ligës së Kampioneve. Trajnerët e 16 skuadrave, të cilat mbërritën në fazën me eliminim direkt në edicionin 2008-2009 do të japin votën e tyre për lojtarët e çdo pozicioni, si dhe do të nominojnë emrin e futbollistit më të mirë të vitit 2009, gjithmonë sipas tyre. Çmimet përkatëse do të ndahen në Monako, më 27 gusht, gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve të edicionit 2009-2010. Nga 12 lojtarë të dominuar (nga tre për çdo rol) gjashtë futbollistë janë nga Barcelona, kampionia në fuqi e Europës, 3 nga Mançester Junaitid, 2 nga Çelsi dhe një nga Liverpuli). Bazuar në rezultatet e votimeve të mëparshme, lista e të nominuarëve është:

Portieri i vitit
Petër Çeh (Çelsi)
Viktor Valdes (Barcelona)
Edvin van der Sar (Mançester Junaitid)

Mbrojtësi i vitit
Zherard Pike (Barcelona)
Xhon Terri (Çelsi)
Nemanja Vidiç (Mançester Junaitid)

Mesfushori i vitit
Stivën Xherard (Liverpul)
Ksavi Hernandez (Barcelona)
Andres Iniesta (Barcelona)

Sulmuesi i vitit
Samuel Eto’o (Barcelona)
Lionel Mesi (Barcelona)
Kristiano Ronaldo (Mançester Junaitid)

Guardiola: “Një rezultat i mirë, por jo gjithçka”

Tekniku i Barcelonës, Pep Guardiola, reflekton pas fitores 2-1 të skuadrës së tij me Atletiko Bilbao në “San Mames”, në finalen e parë për Superkupën e Spanjës. Elementi i parë në analizën e tij është: “Skuadra ka nevojë që të përmirësohet”. Barcelona arriti te fitorja falë dy golave në pjesën e dytë me autor Ksavi Hernandez dhe Pedro, pasi vendasit kishin kaluar në epërsi në fundin e pjesës së parë me finalizimin e Oskad de Markosit. Guardiola pa e fshehur shqetësimin theksoi se kishte pare një ndeshje të “çuditshme”. “Ne luajtem mirë në 25 minutat e para, kur sulmuam shpejt por pa qenë dot efikasë. Kemi nevoje ta përmirësojmë këtë element”, - tha ai. Në lidhje me ndeshjen e dytë finale në “Kamp Nou”, të dielen më 23 gusht, Guardiola nenvizoi: “Atletiko Bilbao është një skuader e madhe që duhet respektuar. Ne duhet të luajme me seriozitet. Rezultati i finales së parë ishte pozitiv, por loja jonë duhet të ngrihet më shumë”. Pëer Brcelonën munguan Mesi, Iniesta dhe Ibrahimoviç. Në ndeshjen kundër Atletiko e Bilbaos u dallua në mënyrë të veçantë mesfushori Ksavi Hernandez.

18 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›