Vetëvaret në qeli 28-vjeçari, ishte dënuar për vrasjen e gruas
I ndjeri vuante dënimin me 25 vjet heqje lirie
Peqin – Një i ri i cili u dënua për vrasjen e gruas së tij, u gjet i vdekur dje në mëngjes në qelinë ku qëndronte prej afro katër vjetësh në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.
Ngjarja
Burime policore thanë për gazetën “Albania” se Artan Halili, 28 vjeç, lindur në fshatin Kryezjarr dhe banues në qytetin e Elbasanit, në lagjen “11 Nëntori”, u gjet i varur me çarçaf në dritaren e qelisë së tij. I ndjeri, vuante dënimin me 25 vjet heqje lirie, që kishte marrë nga gjykata e Rrethit Elbasan, për vrasjen e gruas së tij, Antoneta Halili në kushtet e një xhelozie të vazhdueshme. Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe tha se po përpiqet të zbardhë skemën e ngjarjes dhe nëse i riu gjendej i vetëm në qeli në momentet që ka përgatitur lakun flijues me çarçaf duke i dhënë kështu fund jetës.
Rastet
Më 27 gusht të vitit që shkoi një i paraburgosur u vetëvarur në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës 2 orë pas mesnate. Gege Gjoka, 65 vjeç ishte shoqëruar në komisariat pas denoncimit të familjes se i moshuari po i kanoste me armë. Gjoka ishte shoqëruar në komsariatin e Lezhës, rreth orës 01:30 dhe një orë më vonë policia e gjeti 65-vjeçarin të vetëvarur në qelinë e tij. Gegë Gjoka kishte vetëm një ditë që kishte dalë nga burgu pasi kishte kryer dënimin prej 16 muajsh burg po për akuzën e “kanosjes”. Policia do të hetojë shkaqet që nxitën 65 vjecarin drejt vetëvrasjes. Pak kohë para kësaj ngjarjeje një tjetër i paraburgosur ishte vetëvarur në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Korçës. Enver Mehmetalli u gjet i pajetë në qelinë tij, me çarçaf në grykë të cilin e kishte lidhur në kangjellat e dritares së qelisë. Viktima kishte shfrytëzuar momentin e ndërrimit të turnit të rojeve ndërsa shoku i tij i dhomës kishte shkuar për të kryer nevojat personale. Mehmetalli ndodhej në dhomat e paraburgimit në pritje të gjykimit të tij për marrëdhënie seksuale me një të mitur. 46-vjeçari akuzohej se kishte abuzuar seksualisht mbesën e tij.
20 Gusht 2009