Alston takon Metën: Brenda 3 muajsh raport për Shqipërinë
Alston, e informoi Metën për takimet e zhvilluara gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në të cilat u adresuan çështje që lidhen me krimet e kryera për arsye të hakmarrjes, gjakmarrjes, dhunës në familje etj.
Gjithashtu, Alston shprehu vlerësimin e tij për iniciativën e Qeverisë shqiptare për krijimin e Institutit për krimet e komunizmit dhe ngritjen e task-forcës për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të viktimave të komunizmit. Në fund të takimit, Alston e informoi Metën se brenda 3 muajve në vazhdim ai do t’i paraqesë një raport Qeverisë shqiptare lidhur me situatën e të Drejtave të Njeriut në vendin tonë.
Nga ana e tij, Meta i theksoi Alston se Qeveria shqiptare po punon në mënyrë intensive për përmirësimin e legjislacionit që mbulon këto fusha, më qëllim përafrimin e tij me legjislacionin e BE-së. Gjithashtu, ai e siguroi Raportuesin e posaçëm të OKB-së për vullnetin e plotë të Qeverisë shqiptare për bashkëpunim të plotë në kuadër të hartimit të raportit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri si dhe për zbatimin e rekomandimeve të dala nga kjo vizitë.