E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ngritja e "Institutit të Kujtesës"

Ky institut do të hedhë dritë mbi krimet dhe viktimat e periudhës së diktaturës së komunizmit në Shqipëri, për periudhën 29 nëntor 1944 - 8 dhjetor 1990.

Dy elementë të rëndësishëm të draftit janë përbërja apolitike e këtij Instituti dhe mënyra e re e të shkruarit të historisë së Shqipërisë gjatë 45 viteve të komunizmit. Instituti do të mbledhë në një dorë dokumentet dhe dosjet e asaj kohe, të cilat do të vihen në dijeni të publikut. Ky institucion do të drejtohet nga drejtori ekzekutiv dhe nga bordi përkatës, anëtarët e të cilit do të kenë një mandat pesëvjeçar, ndërsa do të emërohen, lirohen dhe shkarkohen nga Kuvendi i Shqipërisë.

Zgjedhja e anëtarëve të bordit do të bëhet nga institucione apolitike, si Instituti i të Përndjekurve, Akademia e Shkencave, shoqëria civile etj, gjë që është shumë e rëndësishme për vendimmarrjen e tij. P/ligji, që do t'i përcillet së shpejti për miratim Kuvendit, parashikon kritere të veçanta për nëpunësit e Institutit.

Ata nuk duhet të kenë qenë anëtarë ose kandidatë të PKSH-së ose PPSH-së; nuk duhet të kenë bërë shkollime apo kualifikime në shkollat e larta politike të Sigurimit ose mbrojtjes së Shqipërisë apo vendeve të Traktatit të Varshavës; të mos kenë qenë anëtarë ose nëpunës së Sigurimit të Shtetit etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›