E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, ilaçet i marrin jetën të riut

Një 28-vjeçar, nga qyteti i
Vlorës, ka ndërruar jetë mesnatën
e djeshme në spitalin
rajonal të Vlorës. Ermal B.,
banues në Vlorë prej 8
vjetësh vuante nga një
sëmundje depresive dhe
kurohej prej vitesh. Sipas
shpjegimit të familjarëve,
prej 8 vjetësh ai pinte rregullisht
dy tableta, që ia kishte
rekomanduar mjeku, por
të mërkurën, menjëherë
pasi kishte marrë ilaçet, ai
ka humbur ndjenjat dhe ka
filluar të nxirrte shkumë nga
goja. Me gjithë transportimin
e shpejtë në spital dhe ndihmën
e dhënë atje, i riu ka
gjetur vdekjen. Mjekët dyshojnë
për një sëmundje pulmonare,
por pritet që autopsia
të përcaktojë shkakun e
saktë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›