E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit Topalli feston me femijet

Salla e seanca plenare eshte tejmbushur dje me femije. Kjo ishte menyra e zgjedhur nga Kryetarja Jozefina Topalli per te festuar festat e fundvitit. Ngjyrat e ndezura te festes pema tradicionale e Krishtlindjes muzika e kenget mbushen sallen e zbukuruar si asnje here me pare ku u ulen femije te shkollave te ndryshme femije te deputeteve te Kuvendit dhe te administrates.

Ne sallen e veshur me nje atmosfere te ngrohte ku gjithcka eshte me e bukur femijet lexuan perrallat e tyre te dashura bashke me Kryetaren e Kuvendit. Bashke me mamate dhe baballaret e tyre vogelushet kenduan melodite e embla te prag festave dhe kaluan momente te paharrueshme mbushur me dashuri. Uroj te jeni te lumtur te gezuar ju dhe familjet tuaja me te gjitha ata qe ju do zemra. Ne duam tju shohim gjithmone te lumtur e te qeshur. Kurre ndonjehere ska qene me e bukur se sot kjo salle - tha Topalli duke iu uruar me gjithe zemer Krishtlindjen dhe Vitin e Ri femijeve shqiptare kudo qe ndodhen. Duke hapur me padurim dhuratat e shperndara te vegjlit iu gezuan surprizave te pergatitura enkas per ta. Ne kete stine kur festohen mrekullite femijet te cilet i kane pritur me ankth keto dite i japin kuptimin e plote festave duke i dhene gezim jo vetem familjeve te tyre por gjithe botes sepse dhurata me e bukur per te gjithe jane femijet e lumtur. Femijet kane festuar dje dhe me Presidentin e Republikes Bamir Topi dhe Zonjen e Pare Teuta Topi urojne femijet per Vitin e Ri 2012. Ashtu si salla e Kuvendit edhe Presidenca eshte tejmbushur me nxenes te shkollave 9-vjecare te Tiranes si dhe femije te ciklit parashkollor. Kryetari i shtetit Zonja e Pare dhe femijet e pranishem ne kete pritje ndoqen me endje nje program te shkurter artistik te pergatitur nga vete nxenesit e shkollave te Tiranes ku disa femije recituan edhe poezi. Une deshiroj tju uroj ju per kete feste. Tju uroj lsquoGezuar Vitin e Ri dhe le te jete nje vit i mbare per secilin prej jush Por duke komunikuar me ju deshiroj qe kete urim ta jap per te gjithe femijet shqiptare kudo ku jetojne ne Shqiperi ne Kosove ne Mal te Zi Maqedoni ne diaspore sepse te gjithe jane edukuar nga prinderit qe ta duan Shqiperine pavaresisht se ku jetojne - tha Topi. Me pas nje moment i bukur i festimit per femijet dhe surpriza per ta ne kete dite ishte shperndarja e dhuratave simbolike me rastin e Vitit te Ri nga Presidenti Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›