E Diel, 1 Nëntor 2026

Plan veprimi Bregu Nese respektohet marreveshja politike Shqiperia gati ne mars per statusin

Nese detyrat e shtepise te mbartura nga nentori i 2010-s plotesohen sipas marreveshjes politike deri ne mars Shqiperia do te jete gati jo vetem per statusin por edhe per hapjen e negociatave per anetaresim. Nuk ka 12 kritere per te permbushur por 10 pasi puna me komisionin e reformes zgjedhore tashme ka filluar ndersa dy dite me pare u miratua ne Parlament kandidatura e PS-se per Avokatin e Popullit

Nis puna per rishikimin e planit te veprimit ne kuader te plotesimit te 12 rekomandimeve te Komisionit Evropian. Pjese e grupit te punes do te jene dhe perfaqesues te shoqerise civile dhe te Delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi gjate takimit te zhvilluar dje se duhet qe te plotesohen 12 prioritetet ne menyre qe Shqiperia te arrije te marre statusin e vendit kandidat per ne BE. Sipas ministres Bregu pranvera e ardhshme mund te sjelle lajme te mira per Shqiperine ne rrugen e integrimit evropian nese respektohet marreveshja politike mes paleve. Ajo shtoi se me nisjen e punes per reformen zgjedhore dhe zgjedhjen e Avokatit te Popullit mbeten edhe 10 rekomandime per tu plotesuar. Ministrja kerkoi bashkepunimin e gjitha ministrive per permbushjen e rekomandimeve dhe per perfshirjen e shoqerise civile ne kete proces.

Plani i veprimit

Nese detyrat e shtepise te mbartura nga nentori i 2010-s plotesohen sipas marreveshjes politike deri ne mars Shqiperia do te jete gati jo vetem per statusin por edhe per hapjen e negociatave per anetaresim - deklaroi ministrja Bregu ne perfundim te takimit te djeshem ku u diskutua per rishikimin e planit te veprimit. Me tej ministrja pohoi se Shqiperia ka bere hapa konkrete sepse tashme nuk ka 12 kritere per te permbushur por 10 pasi puna me komisionin e reformes zgjedhore tashme ka filluar ndersa dy dite me pare u miratua ne Parlament kandidatura e PS-se per Avokatin e Popullit. E rendesishme eshte qe keto prioritete tani te shkojne ne nje countdown pra te vijne te rezaurohen nje nga nje per te plotesuar te gjitha detyrimet tona. Nese cdo gje arrihet te realizohet brenda periudhes se pranveres te gjitha mundesite e tjera jane me te aferta per Shqiperine. Eumlshte keshilli i qershorit apo eshte keshilli i dhjetorit do te jete ky vendim i cili merret dhe behet publik ne paketen e zgjerimit te tetorit te vitit qe vjen kete nuk mund ta them une. E rendesishme eshte qe ne na takon qe po tregojme se po realizojme dhe po plotesojme detyrimet tone - tha ministrja. Ajo shtoi se lufta kunder krimit te organizuar lufta kundra korrupsionit apo permiresimit te cilesise se jetes neper burgje nuk jane rekomandime qe rezaurohen me afate kohore. Prandaj duhet te tregohet gatishmeria per te plotesuar dhe per te bere progres ne realizimin e ketyre detyrimeve. Komisioni i Integrimit i kryesuar nga opozita ne Parlament do te kete rol kryesor ne proces sic kane rene dakord palet. Ministrja informoi se nje draft i plan veprimit te rishikuar do te depozitohet ne komision me fillimin e sesionit parlamentar javen e trete te janarit ndersa ne Komisionin Evropian plani i veprimit do te dorezohet ne fund te shkurtit ose ne fillim te marsit kesaj here parashtrimi per kriteret shoqerohet dhe me nje risi pasi do te shoqerohet me koston financiare. Kontributet e rishikuara ose Plani i Rishikuar i Veprimit do te rikthehet ne Komisionin Parlamentar te Integrimit pas konsultimit me shoqerine civile ne janar te 2012-s ne menyre qe te jemi gati per ta nisur Planin e Veprimit prane sherbimeve te Komisionit Evropian diku nga fillimi i shkurtit te viti 2012. Ky eshte takimi yne i pare koordinues me te gjitha institucionet pergjegjese per Planin e Veprimit Ministria e Brendshme per prioritetet 6 dhe 9 Ministria e Drejtesise per prioritetet 7 10 dhe 12. Prioriteti 8 eshte Departamenti i Antikorrupsionit. Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta per prioritetin 11- tha Bregu. Ministrja kerkoi qe te gjitha ministrite dhe institucionet te perfshijne ne grupet e punes shoqerine civile dhe delegacionin evropian ne Tirane. Kjo do te na mundesonte qe ne rishikimin e prioriteteve qe jane pergjegjesi direkte e institucioneve ne inputin qe do te percjellim deri ne hartimin e draftit final te kemi kontributin e shoqerise civile komentet e tyre dhe njekohesisht dhe te delegacionit te BE-se ne Tirane -theksoi Bregu. Gjithashtu Bregu kerkoi nga institucionet saktesimin dhe vertetimin e buxhetimit qe ato kane percaktuar per cdo mase.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›