E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit Totozani premton transparence e pergjegjesi

Perkushtim ndjenje te larte pergjegjesie dhe transparence per te mbrojtur te drejtat e njeriut. Keto jane premtimet e dhena dje nga Avokati i sapozgjedhur i Popullit Igli Tototzani gjate takimit qe zhvilloi me Presidentin e Republikes Bamir Topi. Ai shtoi gjithashtu se do te fokusohet ne pavaresine e institucionit qe do te drejtoje dhe bashkepunimin me institucionet e tjera. Ndersa kreu i shtetit pasi e pergezoi per zgjedhjen ne kete post te larte me pergjegjesi i uroi zotit Totozani suksese ne detyren e tij te rendesishme per mbrojtjen e interesave te qytetareve shqiptare. Presidenti Topi duke shprehur mbeshtetjen institucionale dhe vleresuar lart rolin e luajtur deri me tani nga Avokati i Popullit theksoi edhe pse Avokati i Popullit eshte nje institucion relativisht i ri ne vendin tone ai ka krijuar tashme fizionomine e vet te konsoliduar duke perfituar dhe shkembyer pervoje te vyer e pozitive edhe me institucione homologe perendimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›