Topi dekreton shpalljen e ligjit per privatizimin e Albpetrolit
Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi dje shpalljen e ligjit per privatizimin e shoqerise Albpetrol. Ne mbeshtetje te nenit 84 pika 1 dhe nenit 93 te Kushtetutes se Shqiperise dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 490 date 15.12.2011 Per percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqerise Albpetrol sh. a. Patos - thuhet ne faqen zyrtare te Presidences. Kuvendi i Shqiperise ne seancen plenare te 15 dhjetorit pas shume debatesh miratoi me 72 vota pro dhe 62 kunder p/ligjin Per percaktimin e formes dhe struktures se formules se privatizimit te shoqerise Albpetrol sh. a. Patos. Diskutimi i zgjatur per rreth kater ore u shoqerua me debate te ashpra mes mazhorances dhe opozites pasi kjo e fundit e cilesoi procesin jo transparent dhe korruptiv. Ne faqen e Presidences behet me dije se Kreu i Shtetit ka dekretuar dhe ligjin nr. 10 489 date 15.12.2011 Per tregtimin dhe mbikeqyrjen e tregut te produkteve joushqimore ligjin nr. 10 493 date 15.12.2011 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9741 date 21.5.2007 Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar
ligjin nr. 10 492 date 15.12.2011 Per nje shtese ne ligjin nr. 9981 date 8.9.2008 Per miratimin e niveleve te tarifes doganore te ndryshuar dhe ligjin nr. 10 491 date 15.12.2011 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7829 date 1.6.1994 Per noterine te ndryshuar.