Zbulohet kanabisi skaj "Llapit"
Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 19:41
Gjatë një kontrolli përreth lumit “Llap”, në fshatin Letanc të Podujevës, njësiti policor ka gjetur rreth 100 fije bimë të mbjella të llojit Kanabis Sativa.
Bimët janë konfiskuar dhe me vendim të kryeprokurorit te njëjtat do të shkatërrohen. Nuk raportohet për të arrestuar.