Vetevendosje Shefqet Krasniqi imam politik

Shefqet Krasniqi
Prishtine 6 shkurt NOA 8211 Levizja Vetevendosje ka reaguar ndaj deklaratave te imamit te Xhamise se Madhe te Prishtines. Reagimi ka ardhur pasi qe Shefqet Krasniqi ne cilesine e ligjeruesit islam duke perzier fene me politiken ka folur ashper kunder Vetevendosjes te Albin Kurtit duke e quajtur ate enveriste dhe duke thene se myslimanet qe votuan per te bene nje mekat te madh.
Vetevendosja eshte nje levizje enveriste dhe myslimanet duhet me qene larg saj. shte mekat me ia dhane voten Vetevendosjes por ne nuk kemi punuar per ta sqaruar mendimin e islamit per Vetevendosjen sepse nuk ka pasur kohe. Vetevendosjes eshte haram eshte mekat me ia dhane voten. Kaq ka thene Krasniqi.
Ndaj ketyre deklaratave publike ka reaguar aktivisti i Vetevendosjes Glauk Konjufca i cili imamin Shefqet Krasniqi e ka quajtur hoxhe te shitur. Nuk ia vlen te merremi me te ai eshte nje hoxhe i shitur hoxhe politik ka thene Konjufca per Express.
Sipas Konjufcws nuk eshte hera e pare qe imami i Xhamise se Madhe ben keso deklaratash duke ofenduar parti te caktuara politike. Ai edhe me heret ka dale publikisht duke bere thirrje qe te votohen parti te caktuara politike.
Imami Krasniqi ka thene se nuk sheh jete te gjate per Levizjen e Albin Kurtit sepse votat kete here kane qene euforike dhe ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te mund te fitoje shume. Atij i ka ardhur keq qe partia e biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli AKR nuk ka mundur te marre me shume vota ne zgjedhjet e fundit. Askush nga Bashkesia Islame e Kosoves nuk ka dashur ti komentoje deklaratat e Krasniqit e as te merret me to.
NOA