E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci e Haradinajkoalicion përPrizrenin

PRISHTINË- Të shtunën PDK-ja dhe AAK-ja kanë lfirmosur një marrëveshje koalicioni për në Komunën e Prizrenit. Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Ramadan Muja dhe kryetari i Degës së së AAK-së nga Prizreni, Bislim Zyrapi. Sipas marrëveshjes, AAK-së do t’i takojnë dy drejtori, ndërsa me këtë marrëveshje është zhbllokuar puna e Kuvendit Komunal.

Nënshkruesit e marrëveshjes thanë se kjo është arritur në bazë të pëlqimit paraprak të krerëve të dy partive – Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.
Zyrapi tha se ky koalicion në nivel lokal nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe lidhje të koalicionit në nivel qendror, por, sipas tij, është shembull i mirë për PDK-në dhe AAK-në.

Lidhja e këtij koalicioni në Prizren shihet si sinjal për lidhjen e koalicionit mes këtyre dy subjekteve edhe në nivel qendror. Në fillim të javës së ardhshme pretendenti për formimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi bëri të ditur se do të fillojnë negociatat për koalicionit qeverisës.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›