E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Zgjedhjet në Kosovë OK, tani sa më shpejt krijoni qeverinë e re

Prishtine, 13 dhjetor, NOA – Kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove ende nuk ka dale me nje rezultat zyrtar per zgjedhjet e jashtezakonshme te pergjithshme te mbajtura dje ne Kosove, dhe kur kryeministri ne detyre, Hashim Thaçi ka deklaruar qe mbreme pas mesnate fitoren e PDK-se ne keto zgjedhje, komisioneri per zgjerimin ne BE, Stefan Fule dhe shefja e diplomacise evropiane, Kethrin Ashton deklaruan sot ne dreke se BE eshte e kenaqur me standardin e zgjedhjeve ne Kosove, duke i bere thirrje autoriteteve te krijojne sa me pare qeverine e re dhe te vijojne angazhimin per sfidat e reja ne vijim. Ashton dhe Fule ne nje deklarate te perbashket theksuan se urojne popullin e Kosoves per zgjedhjet e 12 dhjetorit, qetesine dhe korrektesen e treguar ne votimet e djeshme.

Sipas autoriteteve te BE-se, tashme hapi i rendesishem eshte krijimi i qeverise se re dhe perballja me sfidat ne vijim, pasi sikunder ata thane “Na pret shume pune perpara ne vitin qe vjen, kur Kosova do te ece perpara drejt integrimit ne BE”.

Po sot ne mesdite Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia ne Veprim” ka bere publike edhe rezultatet e numerimit te mbi 51 % votave, ku sipas ketij koalicioni zgjedhjet jane fituar nga Partia Demokratike e Kosoves e drejtuar nga Hashim Thaçi, i cili edhe pse nuk ka fituar bindshem, premtoi nje nate me pare se do te qeverise ne koalicion me partite e vogla.

Edhe eurodeputetet qe vezhguan nga afer procesin zgjedhor thane se pergjitheesisht procesi ishte i rregullt, perveç disa parregullsive te vogla.

Eurodeputetja Doris Pack u beri thirrje kosovareve qe te respektojne e besojne institucionet.

Ndersa eurodepeputetja Ulrike Lunacek, qe eshte edhe raportuesja per Kosoven, tha se partite politike duhet t’i drejtohen Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa per ankesat qe kane lidhur me ecurine e procesit zgjedhor ne komunat e Skenderaj dhe Drenasit.

“Ështe e rendesishme qe qytetaret dhe partite t’i drejtohen fillimisht PZAP-it per t’i paraqitur ankesat e tyre. Nese ankesat nuk merren seriozisht ata duhet ta bejne publike dhe kete. Ne do t’i degjojme ata nese serish ka probleme dhe nese nuk shqyrtohen ankesat”, tha eurodeputetja Lunaçek.

Delegacioni i PE-se qe mbikeqyr zgjedhjet ne Kosove, udhehiqet nga Doris Pack dhe perbehet nga eurodeputetet Eduard Kukan, Jutta Steinruck, Ulrike Lunacek, Francesco de Angelis, Jelko Kacin dhe Fiona Hall.

KQZ beri me dije se ne Skenderaj kane hedhur voten 93.68 perqind e qytetareve, ndersa ne Drenas plot 86.94 perqind.

mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›