E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ dhe ISSH, marrëveshje për sigurimin shoqëror vullnetar të emigrantëve

Tirane, 13 dhjetor, NOA – Ështe nenshkruar sot ne mjediset e MPJ-se, “Marreveshja e bashkepunimit ndermjet Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore per sigurimin shoqeror te shtetasve shqiptare, qe jetojne e punojne jashte vendit. Marreveshja angazhon te dy institucionet, qe ne bashkepunim mes tyre, te lehtesojne sigurimin shoqeror vullnetar te shtetasve shqiptare, qe jetojne e punojne jashte vendit.

Sipas marreveshjes perfaqesite diplomatike jashte vendit do te mundesojne njohjen e shtetasve shqiptare me sigurimin shoqeror vullnetar ne Republiken e Shqiperise, ndersa ISSH do te realizoje perfshirjen e tyre ne skemen e sigurimit shoqeror vullnetar. Marreveshja u siglua nga Ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe Drejtoresha e Pergjithshme e ISSH-se, Evelina Koldashi.

Te dy institucionet jane te njemendta se ky bashkepunim do te sjelle nje ndihme reale per ofrimin e sherbimeve efektive per shtetasit shqiptare qe jetojne e punojne jashte vendit.

Ne nje nje prononcim per mediat ministri Haxhinasto theksoi se “Kemi nenshkruar sot nje marreveshje mes Ministrise se Jashtme dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore per vendosjen e infrastruktures se trupit diplomatik ne sherbim te emigranteve shqiptare, persa i takon sigurimit vullnetar te tyre si dhe perfitimit te sigurimit per periudhen qe ata kane kontribuar per sistemin e sigurimit shoqeror kur kane punuar ne Shqiperi. Kjo eshte nje ngjarje shume e rendesishme sa i takon permiresimit te sherbimeve qe qeveria shqiptare i ofron emigranteve shqiptare”.

Ai informoi gjithashtu se para pak ditesh MPJ realizoi nje tjeter angazhim ne lidhje me mesimin e gjuhes shqipe dhe ruajtjen e kultures shqiptare per bashkatdhetaret tane qe jetojne ne emigracion.

Ministri i Puneve te Jashtme, tha nderkaq se “ne axhenden tone te afert kemi edhe hapjen e shtepive te kultures ne ato vende ku ka perqendrime te komunitetit shqiptar si dhe angazhime te tjera te cilat, ne fund te fundit, jane detyrim kushtetues i shtetit shqiptar ndaj te gjithe shqiptareve ne vendet ku ato jetojne”.

mit/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›