E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet nën kontroll, Berisha: Banorët e përmbytjes do të dëmshpërblehen

Shkoder, 13 dhjetor, NOA – Duke iu referuar te Shtabit te Emergjences mbi situaten e permbytjeve ne qarkun e Shkodres, qe sollen 11 dite me pare zhytjen nen uje te mbi 14 mije ha toke, tashme situata duket te jete permiresuar kur siperfaqja e permbytur eshte reduktuar nga terheqja e ujit ne plot 11 440 ha toke e permbytur dhe 4 660 banesa qe gjenden krejtesisht nen uje. Kryeministri Sali Berisha udhetoi sot paradite drejt zonave te permbytura dhe ne mbledhjen e shtabit te emergjences reflektoi permiresimin e situates duke theksuar se tashme jane 3336 familje te evakuuara ne ditet e pikut te permbytjeve, te cilat dy ditet e fundit jane rikthyer ne shtepite e tyre qe ishin te rrethuara nga uji apo edhe te permbytura.

Kur ende kane mbetur pa u shlyer demet e permbytjeve te fillimvitit ne po te njejtat zona te Shkodres, por tashme edhe me gjere, shefi i qeverise i ka garantuar banoret e permbytjes se do te demshperblehen per fatkeqesine natyrore qe pllakosi shtepite e tyre, Shkodren mbare, menjehere pas matjes se demeve kur uji te terhiqet teresisht nga tokat e permbytura.

Nderkohe qe moti nuk ka sjelle reshje shiu ditet e fundit ne Shkoder, dhe ne zonat ku uji eshte terhequr forcat e ushtrise po forcojne argjinaturat e rrenuara nga permbytjet, kryeministri Berisha siguroi se situata ne Shkoder ndodhet nen kontroll.

Kryeministri tha se jane gati pese projekte per parandalimin e permbytjeve te tjera ne qarkun e Shkodres.

Ai falenderoi rishtas te gjithe shtetet qe ndihmuan Shqiperine ne keto dite emergjence, Kosoven, Turqine, Greqine, Italine, SHBA-ne, por edhe risolli ne vemendje kontributin e qytetareve shqiptare, biznesmeneve dhe politikaneve te ndryshem qe u solidarizuan me banoret e permbytur.

Ashtu sikunder u mesua per shkak te permiresimit te situates ne qarkun e Shkodres por edhe ne lagjet e permbytura te qytetit uji ka nisur te terhiqet dukshem, andaj ne disa procesi mesimor rifilloi ne dymbedhjete shkolla 9-vjeçare dhe ne gjashte te mesme.

Uji mbetet ende prezent ne lagjen Xhabije si dhe problematike mbetet lagjia e Livadheve me e permbytura gjate diteve te emergjences si dhe zona turistike prane lumit Shiroke, te cilat jane edhe ne kete moment te izoluara nga uji.

Niveli i ujit mbetet ende i larte deri ne dy metra ne komunat Dajç, Velipoje, fshatin Obot ne komunen Ana e Malit, si dhe ne Berdice e Bushat.

mit/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›