Vetëvendosje nuk është fundosje
Për herë të parë ndodhi një ngjarje, që nuk duhej të ndodhte në këto përmasa të shëmtuara ndaj një proteste paqësore të qytetarëve në Kosovën e lirë dhe nga qeveria e lindur nga UÇK-ja që lufton ende për të forcuar lirinë e pavarësinë e shtetit më të ri shqiptar për t’u bërë shtet ligjor e sovran.
Lëvizja vetëvendosje, një parti parlamentare, ka të drejtën themelore qoftë anëtarët e vet, qoftë me deputetët e vet, siç dëshmon përvoja botërore demokrate, të bëjë protestat që i gjykon të nevojshme. Vetëvendosja ka edhe një arsye më shumë për të vepruar mbi parimet e të drejtës ndërkombëtare publike, drejtësi e diplomaci, për të mbrojtur mvetësinë e shtetit të Kosovës në një kohë kur serbomëdhenjtë jo vetëm provokojnë brenda e jashtë Kosovës, por edhe deklarojnë para botës mbarë se nuk do ta njohin kurrë Kosovën si shtet të pavarur. Për këto arsye Serbia vijon politikën e vjetër të platformës akademike “Naçertania” e 1844 dhe ato në vijim të Cubriloviçit e Millosheçit, të mirënjohura botërisht sot si më famëkeqet, që kanë shkaktuar spastrime etnike, genocide e shkëmbime popullsie me metodat më kriminale, me miratimin e miqve të serbomëdhenjve, të vendosura me traktate e marrëveshje koloniale sidomos pas Kongresit të Berlinit dhe copëtimit tragjik të 1913, kur sllavët e grekët iu vërsulën si ujqërit e uritur trojeve etnike shqiptare, duke i quajtur troje osmane. Këto platforma armiqësore kundër shqiptarëve veprojnë ende sot, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me metoda më të ashpra me veprimet cinike hakmarrëse në veri të Mitrovicës dhe më të sofistikuara duke përdorur ndërlidhjet ekonomike të Kosovës me ish-Jugosllavinë, pasi këto fije jo vetëm nuk janë prerë ende, por janë koklavitur me planin Ahtisari, një variant i ri i stilit të vjetër të protektoratit special për shqiptarët, filluar 100 vjet më parë.
Pikërisht, lufta kundër agresionit gjoja paqësor serb përmes pakicës serbe në Kosovë, e cila e bën Kosovën shtet shumëetnik, kur edhe shtete më të mëdha janë më pak shumëetnike se Kosova, po bëhet më atdhetarisht nga Vetëvendosja, që është më e qartë për qëndrimin e vendosur ndaj mëtimeve të hapura e të fshehta serbomadhe, që duan ta marrin kalanë nga brenda përmes marrëdhënieve pushtuese ekonomike (kolonizuese) dhe kuajve të Trojës, që fatkeqësisht janë ende të pranishëm kudo në trojet mbarëkombëtare. Nëse Vetëvendosja nuk bëri diçka me peshoren e farmacistit, qeveria kosovare nuk pati arsye të sulmonte me tërë arsenalin e saj policor, përfshi ujin acar që rrezikoi protestuesit të vdisnin nga zemra dhe lotësjellësit etj.etj, që nuk i ka përdorur as kundër ekstremistëve serbë, që kanë 10 vjet që provokojnë e vrasin si bishat dhe minojnë pavarësinë e Kosovës. Aq më keq kur qeveria e Kosovës ka shkelur një vendim të parlamentit, duke kryer një vepër autoriteti sulltanor. Aq më keq e padrejtë është edhe gjuha zyrtare e çalë dhe e paaftë për të përligjur një skandal të vërtetë kundër votuesve të vet, duke bërë shpërdorim të pushtetit në një kohë aq të domosdoshme për të përforcuar frymën e lirisë së UCK-së. Më tragjik është fakti se, qeveria e Kosovës me sulmin kundër protestuesve ligjorë, me papërgjegjësinë e saja le të nënkuptohet një përqasje me qëndrimin serbomadh, që shfrytëzoi këtë qorollisje për të sulmuar shqiptarët me “shkopin e vet”, që iu dha në dorë atyre. Dhe pse të mos bëjnë serbët agresion psikologjik e veprime mafioze kur ata majmen me fitimet e ndërkombëtarëve. Veprimtaria paqësore mbarëkombëtare e Vetëvendosjes e 14 janarit 2012 nuk ishte fundosje e saj, siç filluan ta përgojonin para protestës dhe siç bien këmbanat alarmuese qeverisëse klanore brenda e jashtë Kosovës nga palët e politikës, që mbivlerëson rolin serbomadh për trysni ndaj Kosovës dhe të asaj që ka gjoja një peshore farmacisti për t’i dozuar marrëdhëniet dypalëshe, se kështu këshillojnë edhe miqtë që gatuan planin Ahtisari, i mbrujtur me ende me llavë vullkani dhe re të zeza ogurzeza. Prandaj Kosova duhet të zgjidh me kujdes të jashtëzakonshëm çështjet e brendshme, se ka edhe halle mbi halle me problemet e jashtme, sidomos këtë vit me çështjet e lidhura me BE për sovranitetin, lëvizjen e lirë etj.
Ende më keq është fakti i bujshëm që me shpejtësinë e rrufesë u përzje në vlerësimin e protestës së Vetëvendosjes edhe qeveria blu shqiptare, e cila tashmë kërkon të rifitojë rolin e Mëmëdheut e Atdheut, të cilin nuk e luajti kur i erdhi zogu në dorë me shembjen e perandorisë së fundit famëkeqe ish-Jugosllavia titiste, që mbajti jo vetëm peng shqiptarët nën kolonizim shtazor, por tentoi jo njëherë për ta gllabëruar edhe Shqipërinë e mbetur nga copëtimi më tragjik i 1913 nga Konferenca e Londrës kur shtetari kulmor anglez E.Grei deklaroi pa u skuqur as zverdhur, se shqiptarët kishin të drejtë, por Europës k..... kështu ia donte interesi gjeopolitik imperialist në Ballkan. Por, kjo mendësi për fat të keq po vijon edhe sot me termat “demokraci perëndimore” dhe diplomacinë integruese euroatlantike. Sepse kjo demokraci nuk i bashkon shqiptarët si komb etnik, natyror, historik, vetëm një dreq e di, ai i interesave gjeopolitike në trojet shqiptare, duke na trajtuar si njerëz, jo as të botës së dytë, por më poshtë se asaj të tretës. Dhe pse po mbahet ky qëndrim? Faktorët kryesorë janë shqiptarët e përçarë në dreqi e di se sa parti në të gjitha trojet shqiptare, së paku 3-4, rreth 114 në Shqipëri dhe tashmë dy shtete, siç nuk janë as ata që disa analistët tanë të zgjuar i quajnë zulu. Jo vetëm kundër bashkimit të kombit shqiptar, se kjo qenka kërkesë e politikës së ruajtjes së statukuos së vjetër në Evropë, pasi politika e re pas 1990 ndau e bashkoi disa kufi në Evropën Qendrore e në Ballkan kurse vetëm kufijtë etnikë, natyrorë e historikë shqiptarë qenkan mollë e ndaluar, se kështu u do qejfi pinjollëve trashëgimtarë të Konferencës famëkeqe të Ambasadorëve në Londër më 1913, apo në atë të Versajës etj, deri më sot edhe pas luftës heroike të LANC-it 1939-1944 dhe të UCK-së në ndërrimin e dy shekujve. Populli thotë se dy duar janë për një kokë, por fatkeqësisht këto dy duar sot punojnë për xhepat e pushtetit klanor e korruptiv dhe jo për interesat mbarëkombëtare shqiptare në trojet e veta, ku shqiptarët po nëpërkëmben nga qeverisjet e veta dhe nga qeverisjet e vendeve fqinjë të majmura me trojet tona dhe me taksapaguesit shqiptarë. Ndërkohë, qeverisjet në të dy anët e kufirit ngrenë në qiell marrëdhëniet e shkëlqyera me fqinjët, duke u përkulur para fuqisë së trysnisë, së parasë dhe marrëveshjeve të hapura puthadore e të fshehta të kuajve paçavure, që po na mbajnë në këneta karavidhesh tashmë 20 vjet.
Prandaj shqiptarë jini vigjilentë, mos pranoni më samarë të rinj nga ata të shek. XX pas Luftës së Dytë Botërore. Teoritë e demokracisë së kulluar pas shembjes së komunizmit janë një opium për magji të reja çudibërëse dhe këto magji i vërteton jeta sot dhe kriza financiare, pse jo edhe morale e demokracisë perëndimore, më thjeshtë kriza e përhershme e kapitalizmit, që sot ne nuk duhet t’i hamë. Shqiptarët e ndershëm atdhetarë dhe jo memurët, bajraktarët a bejlerët alla mbretër e sulltanë alternues në qeverisje, duhet të marrin në duart e veta fatet e vendit, kombit dhe përparimit në hullin e botës së sotme. Boll më me mentalitete e bëmat orientale autoritare e totalitare, me pazarllëqet e ndyra dhe me vrasjet kriminale të qytetarëve të vet dhe të zhytjes në varfëri të skajshme të këtyre me mashtrimet më të njohura tashmë botërisht. Dilni nga letargjia, indiferentizmi, turullosja demokrate, mos rendni si dhelpra pas të dashit nga premtimet e nga thërrimet e pensioneve mbështetjes bamirëse fakirë fukara. Të rikthejmë krenarinë e dinjitetin e nëpërkëmbur nga kushdo brenda e jashtë trojeve tona etnike, natyrore e historike. Të rifitojmë emrin e mirë të shqiptarëve në shekuj, që e baltosi tranzicioni i shpifur i tejzgjatur në emër të demokracisë pa kokrra e mashtruese të klaneve politiko-ekonomike mafioze.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)