E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 18-vjeçari plagoset më armë zjarri nga shoku i shkollës

TIRANË- Sherri me një gjimnazist dhe përdorimi më pas i armës së zjarrit per pak i ka kushtuar jeten një 18-vjecari, nxënës në gjimnazin ‘Ismail Qemali’ në Tiranë. Ngjarja e rëndë është shënuar mesditen e sotme në një lokal pranë gjimnazit,‘Ismail Qemali’ në sytë e nxënësve të tjerë të shkollës.

Burime të plocisë së komisariatit numër 1,bëjnë me dije se adoloshenti me inicialet R.Qoshja është qëlluar, në një lokal pranë shkollës së tij ‘Ismail Qemali’. Mësohet se dy të rinjtë janë konfrontaur dhe përleshur fizikisht mes tyre, më pas 16 vjecari me inicialet B.P, nxënës në vitin e dytë ka shkrehur dy plumba ndaj shkokut te tij të shkollës R.Qoshja 18-vjec.

I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës, ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Mjekët e Spitalit Ushtarak shprehen se është një mrekulli që 18-vjecari shpëtoi. Sipas policisë gjimnazisti ka marrë një plumb në dorë, ndërkohë që ka marrë edhe një gërvishtje plumbi në kokë.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që mësohet se kane identifikuar autorin e plagosjes. Ai është një 16-vjecari me inicialet B.P gjimnazist i ‘Ismail Qemalit’ në vitin e dytë. Policia për këtë rast ka shoqëruar 12 gjimnazistë të tjerë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›