Bulqizë, aksidentohen ambasadori holandez dhe deputeti i PS
FUSHE BULQIZE-Një aksident është shënuar sot në Bulqizë ku protagonistë kanë qenë dy personalitete të njohur publik. Ambasadori holandez në vendin tonë Henk van den Dool ka pësuar një aksident automobilistik pasi automjeti i tij eshte perplasur me automjetin e deputetit te PS, Qemal Minxhozi.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Bulqizë kur automjeti me targa diplomatike e ambasadorit holandez është përplasur me automjetin e deputetit socialist Qemal Minxhozi.
Në momentin e përplasjes në automjetin e ambasadorit holandez ndodhej dhe ambasadori slloven Bojan Bertoncelj.
Nga përplasja e makinave nuk ka të dëmtuar në njerëz vetëm dëmtime në automjete.
Shkak i aksidentit dyshohet se është rrëshqitja e një prej automjeteve në borë por janë hetimet që do të zbardhin ngjarjen e shënuar.
(d.b/News24/BalkanWeb)