"Rivalët e kanë frikë Tiranën"
Fitoret e fundit të Tiranës kanë shtuar shpresat e bardhebluve në lidhje me rikthimin në luftën për titull, një gjë që ishte shumë e vështirë për t‘u menduar vetëm pak javë më parë, kur skuadra lundronte në pjesën e dytë të tabelës pas një starti jo të mirë të këtij sezoni. Por mesfushori Julian Ahmataj nuk ka më dyshim. Ai thekson se ata që janë të trembur tani janë rivalët. "Dinamo, krekoset kot, pasi edhe ajo do ta ketë momentin e saj të vështirë në këtë sezon. Këto oshilacione i njeh çdo ekip. Ne nuk kemi frikë asnjë, por janë rivalët që na tremben neve. Diferenca me pikë me kreun është e papërfillshme për kushtet e kampionatit tonë dhe në fund fitojmë ne. Tri ndeshjet e radhës janë të vështira, por ne shkojmë për të fituar në çdo takim. Kjo nuk është gjë e re". Bardheblutë janë stërvitur dje nga kodrat e Liqeni Artificial.
A. M
A. M